Rahovec: Sulmohet derisa ishte në lokal, dy persona arrestohen

Një person nga fshati Guri i Kuq në Rahovec ka njoftuar se derisa po qëndronte në një lokal, katër persona e kanë sulmuar dhe rrahur.

Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, por pa ndonjë pasojë.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë kalibër i panjohur”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës, përcjellë PrizrenPress.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, kurse pas kërkimit nga policia në shtëpinë e të dyshuarve, dy të dyshuarit e parë nuk janë takuar, kurse dy të dyshuarit e tjerë janë arrestuar dhe me vendimin e prokurorit dërgohen 48 orë në qendrën e mbajtjes. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit