5.8 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Rahovec/ Vrau vëllain e vet, kërkohet një muaj paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në këtë komunë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, A.M., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas prokurorisë, më 08.05 të këtij viti, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tyre, i pandehuri A.M., me dashje dhe për motive të panjohura, ka privuar nga jeta tani të ndjerin, vëllain e tij N.M., duke e qëlluar me armë në gjoks, ku i shkaktuar kështu gjakderdhje të brendshme në zemër.

“Po ashtu, i njëjti, më parë e deri më 08.05. 2019, pa autorizim ka mbajte armë dhe municion, të cilën e ka përdorur edhe për vrasjen e tani të ndjerit N.M., e cila armë nuk është arritur të konfiskohet, pasi që pas kryerjes së veprës, i pandehuri e ka fshehur. Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe e njëjta masë është pranuar dhe shqiptuar nga Gjykata kompetente”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Arrestohen tre burra në Prizren pasi e rrëmbyen dhe e rrahën një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre burra në Prizren pasi të njëjtit kishin rrëmbyer një burrë tjetër. Siç bëhet e...

Selmanaj diskuton me kuvendarët dhe drejtorët prioritetet për zhvillimin e Prizrenit

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka mbajtur një takim me kuvendarët dhe drejtorët komunalë, ku janë...

Lajmet e Fundit