Rahoveci liron lojtarët e huaj

KB Rahoveci ka njoftuar sot se ka liruar lojtarët e huaj. Ky vendim i skuadrës në fjalë vjen pa pezullimit të kampionatit basketbollistik dhe izolimit të propozuar nga instancat më të larta shtetërore.

“Duke analizuar situatën dhe duke parashikuar se ky sezon basketbollistik tashmë është pezulluar dhe nuk dihet se kur do të fillojë nëse do të fillojë, i kemi liruar të gjithë basketbollistët e huaj”, thuhet në njoftimin e Rahoveci.

Njoftimi i plotë nga KB Rahoveci:

Momente të tilla si këto, ku sporti nuk është as dytësor e as tretësor, ndiejmë nevojën tonë për të qëndruar brenda në shtëpi dhe kështu mos ta përhapim edhe më shumë pandeminë që po shkakton viktima e numër të madh të të prekurve.

Kësisoj, duke analizuar situatën dhe duke parashikuar se ky sezon basketbollistik tashmë është pezulluar dhe nuk dihet se kur do të fillojë nëse do të fillojë, i kemi liruar të gjithë basketbollistët e huaj.

Ne falënderojmë secilin prej tyre për kontributin e çmuar që e kanë dhënë për skuadrën tonë, me shpresën se dikur, do të takohemi sërish.

Do të ishte jo-njerëzore nga ana jonë që t’i mbajmë edhe më tutje në kampin tonë, kur kemi parasysh faktin e izolimit të propozuar nga instancat më të larta shtetërore.

/Epoka e re/

Më Shumë

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit