Rahoveci ndihmohet nga Labinot Tahiri dhe një bashkëatdhetar

Gjatë ditës së sotme kryetari i Rahovecit Smajl Latifi  ka pritur në një takim drejtuesin e Fondacionit “Labinot Tahiri” Labinot Tahiri i cili ka sjellë një donacion me 100 pako ushqimore-higjienike për familjet me asistencë sociale në këtë komunë.

Përzgjedhja e familjeve me nevojë sociale do të bëhet nga Qendra për Punë Sociale në Rahovec.

Latifi e ka falënderuar Labinot Tahirin që iu ka dalë në ndihmë familjeve në nevojë dhe ka kontribuar në zbutjen e gjendjes së vështirë socio-ekonomike në këto ditë jo të lehta përballë pandemisë Covid-19.

Komuna e Rahovecit ka pranuar sot edhe një donacion prej 200 pakosh ushqimore me artikuj themelorë dhe 200 thasë miell nga Afrim Kasapi i cili jeton dhe punon në Zvicërr.

“Përkrahja, solidariteti dhe humanizmi i bashkatdhetarëve tanë nuk na ka munguar asnjë moment në tejkalimin e kësaj sfide, prandaj falënderoj sinqerisht Afrim Kasapin nga Rahoveci për donacionin e dhënë. Falemnderit të gjithë bëmirësve për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë familjeve në nevojë”, ka thënë i pari i Rahovecit Smajl Latifi.

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit