7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Rahoveci -Ylli në superderbin për kalim direkt në gjysmëfinale

Java e transmetimeve të Superligës së basketbollit kosovar në Artmotion dhe komplet sezoni i rregullt i ndeshjeve përmbyllet me duelet e sotme tejet interesante, atraktive, drithëruese dhe të rëndësishme.

Në Rahovec luhet për gjysmëfinale ndërsa në Pejë për mbetje ose jo në ligë të Vëllaznimit.

17:00 RAHOVECI – G.E YLLI

Asnjëra nga këto skuadra nuk do ta kishte menduar që krejt në fund do të duhet të luftonin që të kalonin direkt në gjysmëfinale apo jo, por pikërisht ashtu ndodhi. Live dhe ekskluzivisht të dielën me fillim nga ora 17:00 nga “Mizahir Isma” në Art Sport 1 dhe Klan Kosova vjen ndeshja kryesore e ditës, Rahoveci – Ylli.

Të dy skuadrat kanë seri identike prej 17 fitoreve dhe 10 disfatave teksa kushdo që fiton sot do të kalojë çerekfinalet pa u lodhur fare, transmeton KlanKosova.tv.

Aktualisht, Ylli ndodhet e dyta në renditje teksa Rahoveci e treta, por që renditja nuk ka edhe aq shumë rendësi dhe e rëndësishme është vetëm fitorja.

Nga duelet e mëparshme të këtij edicioni, Rahoveci ka triumfuar tre herë nga po aq ndeshje të ndërsjella.

Rahoveci, 5-shja e mundshme titullare:

Morina, Davis, Daniel, Qallaku, Veseli.

G.E Ylli, 5-shja e mundshme titullare:

Kastrati, Bunjaku, Gill, Zekiqi, Morina.

19:00 PEJA – VËLLAZNIMI

Ndeshja e fundit, por assesi më pak e rëndësishmja nga elita e basketbollit tonë, ajo mes Pejës dhe Vëllaznimit luhet këtë të diel me fillim nga ora 19:00 dhe vjen ekskluzivisht nga Karagaçi në Art Sport 1.

Peja mban pozitën e katërt, të cilën e ka të siguruar dhe nuk mundet të shkojë as më lartë e as më poshtë teksa kanë arritur 14 fitore dhe 13 humbje kurse Vëllaznimi në anën tjetër edhe pse kanë luajtur një sezon historik duke bërë hallakamë komplet elitën, prapë se prapë mbajnë pozitën e fundit të renditjes me 9 fitore dhe 18 disfata teksa ky duel për ta është jetik.

Në ndeshjet direkte, gjakovarët kanë dy triumfe ndërsa pejanët kanë fituar vetëm një duel mes tyre.

Peja, 5-shja e mundshme titullare:

Berisha, Dendy, Bojku, Shoshi, Walters

Vëllaznimi, 5-shja e mundshme titullare:

Nichols, Shestani, Emogbo, Shehi, Council

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Lajmet e Fundit