9.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Raka flet për rëndësinë e vaksinimit: Një dozë e vaksinës AstraZeneca, pas 21 ditëve ju mbron nga COVID-19

Mikrobiologu, Lul Raka ka thënë se një dozë e vetme e vaksinës AstraZeneca, pas 21 ditësh e ka mbrojtjen 100 për qind.

Raka tha se imunizimi për COVID-19 me vaksinën Astrazeneca se në Kosovë pas 21 ditëve pritet të parandalojë vdekjen dhe nevojën për t’u hospitalizuar.

“Vaksinat që janë në përdorim në Kosovë, vetëm një dozë e AstraZenecës mbas 21 ditëve mbron 100 për qind nga vdekja dhe sëmundja e rëndë. Nëse parandalon vdekjen edhe hospitalizimin, njëkohësisht parandalon edhe ngarkesën e sistemit shëndetësor në spitale. Ky është qëllimi i mbarë, ky është qëllimi i parë i vaksinimit, e i dyti është edhe ai imunizimit të personelit shëndetësor, se janë në vijën e frontit. Qëllimi tjetër është rihapja e shoqërisë”, tha Raka gjatë diskutimit.

Gjithashtu në këtë diskutim u fol edhe për imunizimin e rregullt të fëmijëve, ku Raka tha se duhet të bëhet pasi fal këtij imunizimi janë larguar shumë sëmundje, si paraliza e fëmijëve, fruthi, lija shumë sëmundje të tjera.

 

Raka tha se rreziku i mos imunizimit të rregullt mund të shkaktojë shpërthim të fruthit, që sipas tij fruthi është një sëmundjet ngjitëse më e rrezikshme se virusi COVID-19, ku 1 person me fruth, infekton 16 persona të tjerë.

Për prindërit që nuk kanë kryer vaksinimin e rregullt të fëmijëve për imunizim, Raka tha se mund t’i kthehen kalendarit të imunizimit të rregullt edhe nëse datat e vaksinimit i kanë kaluar, duke dhënë mesazh kështu që të mbrohet shëndeti i fëmijëve.

Këto komente ai i bëri gjatë një bashkëbisedimi të organizuar për javën e imunizimit në botë nga UNICEF. /Telegrafi/

Më Shumë

Rikthehet Superliga, kryederbi luhet në Suharekë

uperliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën...

Ndeshje pa shikues dhe gjobë e majme për Lirinë

Pas ndeshjes Liria-Vushtrria dhe inicimit të procedurës disiplinore nga KG, KDE ka marrë sot vendimin për parregullsitë në atë duel. VENDIMI I KDE: I.KF “Liria“. Lëshim...

Lajmet e Fundit