27.7 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Rama i kënaqur me bashkëpunimin në mes të liderëve rajonal në Berlin

Rama në BerlinMe takimin e ministrave të ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gjermanisë dhe Austrisë, ka nisur punimet edhe Konferenca e Berlinit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë publike detajet e para të samitit që po mbahet në Berlin ku marrin pjesë kryeministrat e gjithë Rajonit të Ballkanit .

Rama shkruan në adresën e tij në rrjetin social tëitter se Shqipëria ka marrë vlerësime nga të gjitha palët prezentë në takimin e Berlinit që ka nisur me çështjet ekonomike të Rajonit.

“Nga çdo palë vlerësim për dokumentin e paraqitur nga Shqipëria! Konferenca startoi me ministrat e ekonomisë së Gjermanisë+Austrisë+Rajonit”, ka shkruarRama në rrjetin social Facebook e Twitter rreth konferencës së shteteve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Berlin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot është takuar me kryeministrat pjesëmarrës në konferencën e shteteve të Ballkanit Perëndimor, e cila po zhvillohet në Berlin, ku është i pranishëm dhe kreu i Ekzekutivit shqiptar, Edi Rama.

Merkel takohet sot edhe me pjesëmarrës në këtë konferencë, respektivisht kryeministrin e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Kroacisë, ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë.

Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë gjermane Steffen Seibert në një deklaratë drejtuar mediave ka thënë se Gjermania është pro perspektivës europiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Seibert bëri të ditur agjendën e kësaj konferencë, si dhe pikat e diskutimit ku do të referohet takimi.

“Pas pjesëmarrjes së saj, para pak javësh në Takimin e Kryetarëve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit Brdo-Brijone, i cili u zhvillua më 15 korrik në Dubrovnik, Kancelarja Federale Angela Merkel, së bashku me Ministrin Federal të Ekonomisë Gabriel dhe Ministrin e Jashtëm Federal Steinmeier do të presin Kryetarët e Qeverive, Ministrat e Jashtëm dhe Ministrat e Ekonomisë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si edhe të Kroacisë dhe Sllovenisë”, thuhet në deklaratën e Seibert.

Sipas Seibert, qëllimi i kësaj nisme është trajtimi i çështjeve të hapura në rajon qysh prej shumë vitesh dhe gjenerimi i impulseve të reja për përgjigjen e tyre.

“Këtu është fjala kryesisht për forcimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit të shteteve të rajonit me njëra-tjetrën. Gjithashtu bëhet fjalë edhe për afrimin me Evropën: afrimin politik, ekonomik por edhe në pikëpamjen e shtetit të së drejtës. Në vijim do të zhvillohet një mbledhje pune. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet në mbledhjen e Kryetarëve të Qeverive nga Kryetari i Komisionit Barroso. Më pas do të vijojë një mbledhje plenare në kuadrin e një darke pune nga ora 18:30 deri në 20:30”, përfundon deklarata e zëdhënësit të Qeverisë gjermane Steffen Seibert.

Më Shumë

Fiton Hajdari largohet nga Liria

Liria e Prizrenit ka ndarë rrugët me futbollistin Fiton Hajdari, duke i shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub,...

Iu përkeqësua gjendja shëndetësore, 60 vjeçari vdes në një kafiteri në Prizren

Një burrë ka vdekur sot në një kafiteri në Prizren. 60 vjeçarit, T.Q, për një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Rastin e ka konfrmuar për...

Lajmet e Fundit