6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Limaj: Dy francezë, në bashkëpunim me SHIK-un, më çuan në burg

Fatmir Limaj konfrenc

(E plotësuar) Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka akuzuar ish Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) se e ka dërguar në burg. Kjo sipas Limajt, ka ndodhur me dy francezë. Këto akuza, Limaj i ka bërë në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

“Në Ministrinë e Transportit është e vërtetë që kjo që ka ndodhë, ka ndodhur mes SHIK-ut dhe njerëzve të caktuar. Ju tash po e shihni çka po ndodhë në EULEX. Kur folsha unë nuk më besojke askush”, ka thënë Limaj.

I pyetur për postin e kryeparlamentarit, ai ka thënë se shpreson që “akomodimet personale që kanë ndodhur të mos bëhen në dëm të Kosovës”.

Ajo që po them është se nuk është rrugë e lavdishme. Ajo që po them është se shpresoj se këto akomodime personale, nuk janë duke u bërë në dëm të Kosovës.

 ***

I pari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka theksuar se ndonëse kishte pengesa në realizimin e projektit të Bllokut VLAN, ato ishin të tejkalueshme.

Sipas tij, pengesë e parë u bë vendimi Gjykatës Kushtetuese, pas së cilit vendim, partnerët erdhën në një pozicion kur duhej të ridizajnohej marrëveshja.

“Tani mundemi me spekulu, por marrëveshja ka qenë një marrëveshje politike. Një vendim i GJK-së nuk i jepte mundësi parlamentit, që kur dështon njëri, tia jep të drejtën tjetrit. Kjo ka ndodhur për herë të parë”, ka vlerësuar Limaj, në emisionin Rubikon të KTV-së.

Andaj, sipas tij, ishte me rëndësi që të ridizajnohej marrëveshja dhe të shkohej më tutje.

“Ajo që unë u kam thënë kolegëve, të gjithëve: duhet t’i bëjmë të gjitha, të shkojë projekti përpara. Ua kam thënë të gjithëve, secilit në tavolinë: Nuk guxojmë të rrezikojmë projektin për çështje personale. Fatkeqësisht nuk u realizua projekti dhe jemi aty ku jemi”, ka bërë të ditur Limaj.

Sipas tij, ai gjatë ditëve të fundit, në drejtim të ruajtjes së Bllokut, kishte pasur takime të shumta, me liderët, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa.

“Javën e fundit, nëndegët filluan të lëshojnë deklarata dhe lëshimi i këtyre deklaratave ishte diçka që tregonte se nuk do të ishte e lehtë që të shkohet më tutje. Vullneti ka qenë, dëshira për me ecë përpara, por të hënën dhe të martën e fundit, gjërat veç kishin filluar të ndryshojnë”, ka thënë ndër tjerash Limaj.

Limaj: Thaçi po gënjen dy milionë qytetarë

Fatmir Limaj thotë se nuk kanë qenë partitë tjera, përkatsisht Nisma ajo që ka lutur PDK’në për koalicion, por e kundërta. Ai thotë se PDK vazhdimisht ka kërkuar nga Nisma që të bëjnë koalicion.

Ai ka thënë se nuk është mirë që një kryeministër që ka qenë për 7 vitë në këtë detyrë, nxori disa letra në Kuvend dhe gënjeu 2 milionë qytetarë të Kosovës.

“Nuk është mirë që një ish kryeministër që ka qenë në këtë pozitë për 7 vite, nxori disa letra aty në foltore të Kuvendit dhe gënjeu para 2 milionë qytetarëve se të gjithë e kanë lutur për koalicion”, ka thënë Limaj.

Limaj: Prisnim që Mustafa të ishte deri në fund me Bllokun

Fatmir Limaj thotë se kanë pritur nga Mustafa që t’i mbështesë deri në fund me projektin për ndryshime.

Limaj ka thënë se për hirë të qytetarëve të cilat i kanë votuar dhe kanë dalur të festojë për marrëveshjen e Bllokut, është dashur që të ecet përpara me atë marrëveshje.

Megjithatë, ai ka thënë se Nisma si parti, nuk mund t’i gjykojë partitë tjera për veprimet e tyre.

“Kemi pritur nga Mustafa të na mbështeste deri në fund me projektin tonë Nuk mund të gjykojmë ne si parti veprimet e LDK’së, AAK’së, apo ndonjë partie tjetër. Kosotoja e veprimeve të tyre nuk caktohet nga ne, por nga votuesit. Por ajo që ka ndodhur për 5 muaj, kemi pasur obligim që në emër të atyre qytetarëve që ajo marrëveshje të ecë përpara”, ka thënë Limaj.

Limaj: Nuk pritet asnjë ndryshim nga qeverisja LDK-PDK

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se nga koalicioni mes PDK’së dhe LDK’së nuk do të ketë asnjë ndryshim në vend, megjithëse ai ka thënë se mbetet të shihet se çka do të ndodhë më tutje.

Në emisionin “Rubikon” të KTV’së, Limaj ka thënë se janë bërë bashkë dy partitë më të mëdha në vend, njëra prej të cilave ka qeverisur me vendin 7 vite dhe nuk pritet ndonjë ndryshim në qeverisje.

“Nuk mund ta quajmë ndryshim me këtë koalicion por do të shohim se si do të qeverisin ëkta me vendin. Kemi dy partitë politike që njëra prej tyre është qe 7 vite”, ka thënë veç tjerash Limaj.

Më Shumë

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Lajmet e Fundit