Rama publikon pamje nga Ura e Madhe e Kukësit: Spektakël mbresëlënës inxhinierik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga puna që po bëhet në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën tha se nuk kanë lënë përqeshje pa i bërë kur e ka prezantuar projektin në 3D.

Rama në një postim në Facebook e ka quajtur spektakël mbresëlënës inxhinierik.

“Mirëmëngjesi…. dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /Telegrafi/

Set featured image

Më Shumë

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit