2.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Rama takon Bamir Topin: Po japim shembull pozitiv

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryetari i FRD, Bamir Topi ka nisur takimet me Edi Ramën për të vendosur për koalicionin e ardhshëm.

Topi është takuar me kryeministrin në ambientet e Hotel Sheraton në Tiranë.

Rama ishte i pari që i bëri një ftesë publike FRD-së për koalicion në këto zgjedhje.

Topi e pranoi këtë ftesë. Ai nuk shprehu pretendime për ndonjë njësi të veçantë bashkiake, por tha se synojnë të fitojnë sa më shumë këshilltarë vendorë.

Megjithatë Topi tha se nisja e negociatave nuk nënkupton vendosjen e koalicionit.

Pas takimit, kryeministri Edi Rama foli për mediat.

“Ky është një rast specifik pasi është një parti e pozicionuar qartazi në një pozicion opozitar, të moderuar, i spektrit të djathtë,” tha Rama.

“Ky është një shembull pozitiv për politikën dhe shoqërinë shqiptare”, shtoi ai.

Ndërkohë kreu i FRD, Bamir Topi, tha se ishte takimi i parë dhe nuk u paraqitën kërkesa.

“FRD është e vendosur mbi bazën e parimeve shumë të qarta, që kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit dhe institucioneve.

Ne shohim me keqardhje që administrimi i pushtetit vendor mbetet shumë problematik, sidomos në qytetet e mëdha.

Ne jemi në një pozicion modern në politikë, jemi për komunikim,” tha Topi.

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Rahovec

Një person është arrestuar nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Rahovec, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi dhe...

Hajdar Mallaku – Një jetë në shërbim të arsimit dhe letërsisë shqiptare

Prof. Dr. Besim Muhadri HAJDAR MALLAKU (1946) Mësuesi i përkushtuar, gjuhëtari dhe krijuesi i shquar i Hasit, Hajdar Mallaku, lindi më 20 dhjetor 1946 në Lagjen Mallak...

Lajmet e Fundit