Rama viziton Shkodrën: Do të angazhojmë ushtri shtesë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar zonat e përmbytura nga reshjet e shiut atje.

Rama nga Shkodra ka thënë se ku do të ketë bllokime do të intervenojë ushtria.

“Më shqetëson fakti që sot dhe gjatë natës do të ketë reshje shumë intensive. Pjesën tjetër do ta menaxhojmë. E rëndësishme është që nuk ka banesa e bagëti të dëmtuara. Aty ku do të kemi bllokime, do të fusim ekstra sforco me ushtri e mjete lundrimi, për të siguruar që askush të mos ketë probleme, si dhe t’iu shkojë të gjithëve në banesë ndihma. 24 orët që kemi përpara janë më kritiket, pastaj mund të përmirësohet situata”,ka thënë Rama, shkruan ballkanweb.

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit