18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Ramadan Muja do të ikë i dënuar nga posti i kryetarit të Prizrenit

Kryetari LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli nuk dyshon se Gjykata e Apelit do t’ia rikonfrimojë dënimin kryetarit të Komunës, Ramadan Mujës. Ai beson se Muja përfundimisht do të detyrohet të largohet nga Shtëpia e Bardhë e Prizrenit.

“Arsyetimi i parë i shtyrjes së konfirmimit të dënimit të Ramadan Mujës për mungese institucionesh, ndodhi kjo shtyrje mbi 7 muajshe. Pas formimit të Qeverisë u tregua se institucionet e drejtesisë nuk janë azhure në marrjen e vendimeve gjyqësore për figura te larta publike”, tha Avdyli për ‘PrizrenPress’.

Në muajin qershor do të rikthehet në gjykatë kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Gjykata e Apelit më në fund ka arritur të caktonte nisjen e shqyrtimit të ankesës së mbrojtjes së Mujës, që e kishin bërë për vendimin e shkallës së parë.

Në mars të 2014-s, kryetari Muja qe dënuar me 2 vjet burgim me kusht, për veprën penale – keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mujës, nga tabori i PDK-së, i ishte ndaluar edhe ushtrimi i funksioneve publike 30 muaj.

Por, për krejt këto dhe në fakt anulimin e vendimit të shkallës së parë, ishte ankuar kryetari i Prizrenit, çfarë e ka shtyrë vendimin që të bëhej i plotfuqishëm, rrjedhimisht edhe shtyrjen e zgjedhjeve në qytetin e dytë më të madh të Kosovës.

Me kusht në këtë proces janë dënuar edhe 5 zyrtarë të tjerë të Komunës së Prizrenit.

Vonesat në caktim të kësaj seance ishin shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës gjatë kohës së bllokadës institucionale.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Haxhi Avdyli thotë se vendimi gjyqësor do të vulosë ikjen e Ramadan Mujës.

“Meqenëse përgjegjësia personale mungon, vendimi gjyqësor do të vulosë ikjen pa nam të Ramadan Mujës”, shprehet ai.

Sipas tij, çdo ditë e kaluar e qeverisë së Mujës është dështim edhe për sistemin tonë ligjor e politik.

“Është humbje për qytetarin e Prizrenit”.

“Prapë besojmë që do konfirmohet dënimi . Çdo vendim tjetër është fyerje për qytetarët, dhe paraqet humbje e besimit te tyre ne sistemin juridik e politik”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshatrat Sopijë e Budakovë.   Nga atje, Abdixhiku tha se tek familjarët e kryefamiljarët shtroi...

Dueli i tretë final mes Trepçës dhe Yllit

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas dy...

Lajmet e Fundit