Ramadan Muja e Minir Krasniqi anëtarë të Këshillit Politik të PDK-së

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka shkruar një status, e në të cilin ka njoftuar se ka themeluar Këshillin Politik si organ këshilldhënës i partisë.

Ai ka theksuar se ky këshill, që mbledh disa prej figurave të vjetra të PDK-së, do t’i ketë 31 anëtarë.

Anëtarët e Këshillit janë personalitete të jashtëzakonshme, me kontribut kombëtar e institucional, që si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj, i kanë shërbyer vendit në detyra të rëndësishme udhëheqëse, në institucione të ndryshme të nivelit qendror e lokal.”, shkroi z.Krasniqi.

Tutje, ai ka treguar edhe emrat e të gjithë anëtarëve që do të jenë pjesë e këtij këshilli.

Këshilli do të ketë 31 anëtarë. Koordinator i Këshillit Politik do të jetë Akademik Arsim Bajrami, ndërsa anëtarë të Këshillit janë: Agim Çeku, Agim Zogaj, Avni Kastrati, Bajram Mulaku, Basri Musmurati, Daut Xhemaili, Drita Kadriu, Fadil Beka, Flora Brovina, Gani Koci, Hasime Krasniqi, Ismail Syla, Kadri Kryeziu, Latif Gashi, Laura Guguli, Lumnie Morina, Lumnije Rama, Mehdi Bektashi, Mexhide Topalli, Minir Krasniqi, Ramadan Muja, Ramiz Fazliu, Sabri Tahiri, Sala Ahmeti, Salie Mustafa, Selvie Halimi, Shaban Shabani, Shemsi Veseli, Skender Ahmeti dhe Zahrie Isufi.”, shkroi i pari i PDK-së.

Më Shumë

Apeli vërteton dënimin me burgim prej 24 vitesh të Dibran Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e kuksianit më 2023

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën “Kobra”, për rastin e vrasjes së...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit