3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Ramadan Muja, figurë komprometuese e Prizrenit

Skender ZogajIsh-kryetari i Fushë-Kosovës, Skënder Zogaj,ka vlerësuar se kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja është një figurë i padenjët dhe komprometues i këtij qyteti.

“Prizrenasit e kanë në krye një figurë skajshmërish të padenjë, komprometues të krenarisë dhe lavdisë shekullore të qytetit historik dhe kryeqytetit shpirtëror të gjithë shqiptarisë”, ka vlerësuar Zogaj në një koment në Facebook.

Ish-kryetari i Fushë-Kosovës, Skënder Zogaj, ka një kohë që jeton në Prizren. Ai ka komentuar edhe fshejen e raportit financiar të Qeverisë së Ramadan Mujës.

“Fshehja e raportit të shpenzimeve financiare ështe gjëja më e vogël e pritshme nga Qeveria aktuale e Komunës së Prizrenit. Është vetëm një nga të këqijat e shumta, sepse, shumë shpejt, do të fshihen edhe të gjithë fshehësit e raportit, të cilët do t’i ndjekë prapa mallkimi të gjithë atyre që nga qeverisja e keqe e Ramadan Mujes, e kanë pësuar”, shkruan Zogaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit