Rami Berisha “kërcënon” Qeverinë e Ramadan Mujës

Rami Berisha 2Gazetari Rami Berisha ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme do t’i publikojë emrat e zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, të cilët kanë qenë të përfshirë në punësimet e parregullta të mësimdhënësve.

Ai thotë se ka dëshmi se në punësimet e parregullta të mësimdhënësve janë të përfshirë zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Ramadan Mujës.

Berisha thotë se publikimin e emrave do të bëjë nëse zyrtarët e lartë të Komunës së Prizrenit nuk reagojnë për skandalet në arsim.

Postimi i plotë në Facebook

Nese zyrtaret me te larte institucional te Komunes nuk do te reagojne edhe me tej, per ta shpetuar arsimin, nga kjo e keqe, atehere del se ata jane pergjegjes po aq sa DKA (me gjithe zyrtaret qe punojne aty). Ne raste te shumta jane permednur edhe ata, dhe nese reagimi institucional do te vonohet pafundesisht, atehere ata jane pergjegjes dhe do te jem i detyruar te permend edhe emrat e tyre…dhe rastet ku jane te perfshire sipas deshmive…

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit