Vukçeviq thotë se Beogradi po trajton krimin në Mejë të Gjakovës

Vladimir VukçeviqProkurori serb i krimeve të luftës, Vladimir Vukçeviq, ka thënë se edhe institucioni që ai drejton është duke trajtuar krimet e vitit 1999 në Mejë të Gjakovës dhe se lidhur me këtë “ka disa njohuri të caktuara për rastin dhe kryerësit eventualë”. Vukçeviq në një intervistë për numrin e sotëm të “Veçernje Novosti” ka thënë se nuk e di se çfarë dëshmish posedon EULEX-i dhe se mbi çfarë bazash shumë njerëz janë gjendur në listat e kuqe të kërkimit.

Ai ka shtuar edhe se hetimet e deritashme të Prokurorisë serbe nuk e kanë nxjerrë si të dyshuar ish-shefin e Agjencisë Ushtarake të Sigurimit (VBA), gjeneralin Momir Stojanoviq, i cili aktualisht gjendet në krye të Këshillit për Kontroll të Shërbimeve të Sigurimit në Parlamentin serb.

Ndërkaq, shefi i EULEX-it Gabriele Meucci, këto ditë, për gazetën e njëjtë beogradase, ka thënë se për krime lufte në vitin 1999 kundër popullatës civile në territorin e Gjakovës deri tani janë identifikuar rreth 20 persona të dyshuar. Sipas gazetës, ndër të dyshuarit është edhe gjenerali Stojanoviq.

Prokurori serb i krimeve të luftës ka refuzuar t’i komentojë sulmet ndaj tij nga ana e presidentit serb Tomislav Nikoliq. “Deklaratat e tij nuk dua t’i komentoj, meqë e respektoj institucionin e presidentit, kushdo që të jetë ai”, ka thënë Vukçeviq.

Presidenti serb e ka porositur, mes tjerash, Vukçeviqin, që “të mendohet pak se çfarë është duke rrëmuar nëpër Serbi dhe se nuk duhet të jetë “shërbëtor i Tribunalit të Hagës, e as dora që nënshkruan dekretet që vijnë nga Haga”. Disa media serbe e akuzojnë Vukçeviqin edhe se është i financuar dhe punon për interesat amerikane.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit