0.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Raporti i CIA : Kosova më e varfra në rajon. Turpërim për qeverinë!

cia1Kosova, pa asnjë befasi na del shteti më i varfër në Ballkan për nga bruto prodhimi për kokë banori, sipas raportit të CIA Factbook publikuar në fillim të muajit mars.

Më një Bruto prodhim për kokë banori prej 7,600 dollarësh sipas vlerësimeve për vitin 2013, CIA e renditë Kosovën në vendin 136 në botë për nga pasuria vjetore e qytetarëve të saj. Kjo është renditja më e ulët nga të gjitha vendet tjera të Ballkanit. Vendi tjetër më i pazhvilluar ekonomikisht në rajon, pra i parafundit nga krejt Ballkani- është qëllojani kush…? Bëhet fjalë për Shqipërinë e cila nga CIA renditet në vendin e 131 në listën e të gjitha shteteve.

Sipas raportit të CIA, rritja e vlerësuar ekonomike e Kosovës në vitin 2013 ka qenë 2.6 për qind, që nënkupton se 126 shtete të tjera të botës kanë pasur rritje ekonomike më të madhe se ne. Kjo renditje demanton pohimet e qeverisë së vendit se bota është në krizë dhe ne kemi një ngritje më të madhe të ekonomisë së shumica e shteteve të tjera. Në fakt e vërteta e pohuar nga CIA, na del të jetë se shumica absolute e vendeve të tjera në botë kanë rritje më të lartë se ne.

Raporti i CIA nuk merr për të mirëqenë analizat e fundit mbi papunësinë të Entit të Statistikave të Kosovës, por thirret në ato të vitit 2011 duke potencuar një papunësi prej 45 për qind.

Raporti i fundit mbi papunësinë i ESK-së, është cilësuar si jo i saktë dhe i manipuluar nga qeveria edhe nga organizata të pavarura në Kosovë.

Më Shumë

Prizreni shënon fitore historike 14-0 kundër Beharit

FC Prizreni ka arritur një fitore spektakolare në kuadër të Java 14 të Ligës së Dytë të Kosovës, duke mundur KF Behari me rezultatin...

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Një 25 vjeçar nga fshati Vragoli e Fushë Kosovës, ka humbur jetën dje në vendin e tij të punës në Prizren. Vdekja e tij ka...

Lajmet e Fundit