13.6 C
Prizren
E hënë, 21 Prill, 2025

Raporti që duhet të na turpëroj të gjithëve!

Nga: Agron Halitaj

Nuk kemi pse bëjmë me gisht vetëm kah politikanët për të gjitha dështimet që ndodhin në këtë vend. Është e qartë se politika e ka shkatërruar sistemin arsimor, sikundër që e ka shkatërruar edhe atë shëndetësor, ama duhet ta pranojmë se ky shkatërrim ka ndodhur para syve tanë.

– kemi parë se arsimi po mbushet me matrapazë e injorantë që nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë si duhet, por nuk kemi reaguar!
– kemi parë se universiteti publik po degjeneron përditë pasi shumë nga profesorët vetëm i marrin pagat aty e punën e tyre e bëjnë asistentët, por vetëm kemi shushuritur!

– kemi parë se profesorët universitarë, ata që do duhej të nxirrnin kuadro të përgatitura për tregun e punës, janë të angazhuar në tri- katër kolegje tjera private, por s’ua kemi prishur terezinë!

– kemi parë se kolegjet private janë shndërruar në sportele për dhënie diplomash, por vetëm kemi shprehur habi!
– kemi parë se nëpër shumë shkolla japin mësim njerëz që i kanë blerë diplomat me para, dhe prapë ua kemi besuar fëmijë tanë të njëjtëve!
– kemi parë se si Ministria e Arsimit i ka përligjur diplomat false me metoda të sofistikuara, por kemi besuar në organet e drejtësisë se ato do të merren me ketë punë!

Pra të gjitha i kemi parë, por kemi zgjedhur të heshtim, eventualisht të ankohemi, e assesi të kërkojmë përgjegjësi. S’kemi kërkuar përgjegjësi, sepse kemi qenë edhe vet të papërgjegjshëm në raport me fëmijët tanë. Ne s’ua kemi kultivuar kulturën e leximit fëmijëve tanë, sepse s’para nuk kemi lexuar vet! Nuk u kemi folur për shkencë, sepse nuk jemi marrë as vet me të. Pra, të gjithë ne të rriturit jemi bashkëfajtor për rezultatet e publikuara nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik , se kosovarët lexojnë më së paku në botë dhe thuajse nuk dinë asgjë për shkencën. Fëmijëve s’mund të hyjmë në hak. Ata janë të mrekullueshëm. Mjeranë, jemi ne! Të gjithë duhet të turpërohemi!

Më Shumë

Komuna e Rahovecit pranon kërkesa për dëmet nga ngricat në bujqësi

Komuna e Rahovecit ka nisur pranimin e kërkesave për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga ngricat e fundit në sektorin e perimeve dhe pemtarisë. “Njoftojmë...

Komuna e Prizrenit publikon orarin e takimeve për buxhetimin me pjesëmarrje

Komuna e Prizrenit edhe sivjet do të vazhdojë praktikën e buxhetimit me pjesëmarrje. Organet komunale tashmë kanë publikuar edhe kalendarin e takimeve publike për...

Lajmet e Fundit