Raste të dhunës në familje/ Dy në Suharekë, një në Prizren

Gjashtë raste të dhunës në familje janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend.

Dy raste kanë ndodhur në Suharekë, një në Podujevë, një në Prishtinë, një në Lipjan dhe një në Prizren.

Në Suharekë një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje në familje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai i saj.

Policia njofton se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur po ashtu në Suharekë, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur bashkëshorten e tij.

Policia njofton se njësiti policor ka sekuestruar një thikë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një grua në Podujevë ka raportuar në Policinë e Kosovës se vjehrri dhe kunati i saj dyshohet të kenë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Sipas raportit policor, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari pas intervistimitm, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Lipjan, Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Prizren, ku babë e bir pas një mosmarrëveshje dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin.

Sipas njoftimit të Policisë, si pasojë e rrahjes njeri nga të dyshuarit ka pësuar  lëndime trupore  dhe është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit