11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Pesë rreshterë në mesin e 50 të arrestuarve në aksionin “Pika”

Mehmeti: Më të sigurt jemi sot, se që kemi qenë dje

Drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se më të sigurt jemi sot, se që kemi qenë dje, pas arrestimit të 50 zyrtarëve policorë gjatë aksionit “Pika” në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit.

“Më të sigurt jemi sot, se që kemi qenë dje, sepse dje kanë qenë 50 zyrtarë policor që janë dyshuar për korrupsion ose për mitmarrje. Fakti që policia edhe institucionet e shtetit e kanë fuqinë dhe mundësinë dhe vullnetin për të luftuar korrupsionin. Duhet të ndihemi më mirë sot, se dje”, tha Mehmeti në konferencë për media.

Mehmeti poashtu theksoi se puna në pikat kufitare po vazhdon dhe çdo gjë po shkon ashtu siç duhet pas zëvendësimit me zyrtarë të tjerë policorë.

“Siguria është në nivelin maksimal, janë zëvendësuar zyrtarët policorë dhe çdo gjë po shkon ashtu siç duhet të shkojë. Të arrestuar janë zëvendësuar me zyrtarë të tjerë policorë”.

Pesë rreshterë në mesin e 50 të arrestuarve në aksionin “Pika”

 

Kushtrim Hodaj nga Inspektorati Policor i Kosovës në konferencë për media ka njoftuar se në mesin e të arrestuarve janë edhe pesë rreshter.

“Në kuadër të operacionit “Pika” ka arrestuar 48 zyrtarë Policorë, në mesin e tyre dy togerë, pesë rreshterë si dhe dy zyrtarë doganor. Të gjithë të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “Marrje e ryshfetit’”, tha ai.

Tutje ai ka shtuar se “ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit janë të involvuar me qindra herë, apo mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Hodaj ka njoftuar se 50 të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve dhe ndaj të njëjtëve është rekomanduar supspendimi.

Aksioni “Pika” – 18 të dyshuar shpallen në kërkim

 

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konferencë për media ka njoftuar se sot janë arrestuar 50 persona në operacionin policor “Pika”, ku 48 prej tyre janë zyrtarë policor dhe një doganier.

Ai tha se hetimet lidhur me rastin kanë filluar që në maj te vitit të kaluar dhe nën hetim ishin gjithsej 68 persona.

Nga këta 68 persona, 18 prej tyre janë ende në arrati, shkruan Paparaci.

“Në momente të zbulimit të identiteve të kryerve të veprave penale kemi nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër 68 personave sot jemi njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga Policia e Kosovës dhe dy nga Dogana. Ndërsa personat ndaj të cilëve është nxjerrë vendimi për vëzhgimin e tyre, disa janë në arrati; disa edhe nuk janë shtetas të Kosovës”, tha ai.

Tutje ai shtoi se Institucionet e Kosovë po bashkëpunojmë edhe me institucionet e Shqipërisë për të marrë informacione për personat që nuk janë shtetas kosovarë.

“Nga ata persona janë konfiskuar telefonat mobil të cilët i kanë poseduar të cilët do të na shërbejnë më vonë në procedurë penale”, shtoi ai.

Aleksandër Lumezi e ka konsideruar këtë aksion një sukses të madh të institucioneve zbatuese të ligjit./Paparaci.com

 

==Ka përfunduar mega aksioni i koduar “Pika” që u ndërmor sot nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale. Gjatë këtij aksioni në prangat e Policisë kanë përfunduar 48 zyrtarë policorë dhe dy doganier në mesin e të cilëve janë edhe udhëheqësit e pikave kufitare Qafë Prushë dhe Qafë Morinë, mëson Paparaci nga burimet.

Burimet e mediumit tregojnë se ky rast është iniciuar më 31 maj të vitit 2021, kurse të arrestuarit po dyshohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Inspektorati Policorka njoftuar se aksioni është mbështetur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Paparaci sot raportoi ekskluzivisht se në mesin e të arrestuarve janë togerët Ramiz Ahmeti nga Klina, i cili punon si komandant i pikës kufitare Qafë Prushi dhe Xhavit Lokaj nga Gjakova, që punon si komandant i pikës kufitare Qafë Morinë, regjioni perëndimor i kufirit Gjakovë.

Ndërkohë që më pas në media u raportua se krahas tyre janë arrestuar edhe: Kreshnik Arllati, Benon Këpuska, Afrim Deda, Demë Lokaj, Ahmet Shabani, Uran Mati, Artan Tahqi, Fatmir Sadiku, Isa Dobraj, Gezim Hoxhaj, Ismet Tahiraj, Kadri Selmanaj, Ismet Deva, Lush Himaj, Hysen Hasani, Shaqiri Krasniqi, Mergim Bekaj, Labinot Morina, Gezim Turkaj, Ahmet Kasumaj, Male Berisha, Osman Smajlaj, Avdi Perolli, Skender Meta, Haki Dobraj, Fazli Gjonbalaj, Gjemë Hadërgjonaj, Hamez Puka, Xhevdet Haklaj, Besim Lokaj, Gani Ahmeti, Rasim Tolaj, Agim Hadetgjonaj, Enis Tortulla, Agron Bejtullahu, Senad Zherka, Isa Ibrahimi, Mehmet Manxhuka, Sami Hajdari dhe Gzim Shabani.

Pas këtij aksioni Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media konfirmoi se dy zyrtarë të saj janë arrestuar gjatë ditës së sotme. Të arrestuarit sipas doganës dyshohen për veprat “mitmarrje” dhe “shpërdorim i detyrës apo autoritet zyrtar”.

Tutje bëhet e ditur se doganierët e arrestuar janë suspenduar, shkruan Paparaci.

“Mbi këtë konsideratë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarëve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor”, njofton dogana.

Burimet e Paparacit kanë bërë të ditur se për të arrestuarit ekzistojnë rreth 400 raste ku ka prova nën dyshimin për korrupsion.

Të njëjtit tashmë janë dërguar në Inspektoratin Policor në Prishtinë, shkruan Paparaci.

Pas përfundimit të këtij aksioni prokuroria njoftoi për organizimin e një konferencë të jashtëzakonshme. Konferenca pritet të mbahet në orën 15:00.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë përfaqësues nga Prokurori i Shtetit, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës”, shkruhet në njoftim.

Paparaci gjithashtu ka mësuar se nesër, më 15 mars të arrestuarit pritet të dalin para gjykatësit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ku pritet të mbahet edhe seanca dëgjimore./Paparaci.com

Përfundon aksioni “Pika” – gjithçka që duhet të dini

–Në operacionin e sotëm të koduar “Pika” në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit, janë arrestuar dy zyrtarë doganorë për dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Dogana e Kosovës ka mbeshtetur Inspektoratin Policor të Kosovës në operacionin e arrestimit të zyrtarëve të kufirit në Rajonet Gjakovë dhe Prizren, ku janë arrestuar edhe dy zyrtar doganor për dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi I detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Dogana e Kosovës është mirënjohëse ndaj punës së Inspektoratit Policor në hetimin e këtij rasti dhe do të vijoj me bashkëpunim të rregullt me Inspektoratin, Policinë dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës më tej ka theksuar se ajo zbaton politika rigoroze që dekurajojnë me efikasitet praktikat e korrupsionit dhe sjelljes jo profesionale si dhe do të ndërmarrë me prioritet veprime që synojnë luftimin e korrupsionit dhe praktika të dëmshme e sjellje jo profesionale.

Mbi këtë konsideratë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarëve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në njoftim.

Operacioni “Pika” në Gjakovë e Prizren, pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve policorë dhe doganorë

—-Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar aksioni policor në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit, në koordinim me Prokurorinë Speciale.

“Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media nga IPK.

Sipas njoftimit thuhet se në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë.

“IPK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Lajmet e Fundit