3.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Në shtator, përfundon rasti “Kleçka”

fatmirLimaj-tomGashi(E plotësuar) Ka përfunduar seanca e sotme në rastin “Kleçka”. Pala mbrojtëse ka heq dorë që të dëshmojnë dëshmitaret e propozuar të saj në këtë rast. Gjithashtu, pala mbrojtëse ka kërkuar heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Fatmir Limajn dhe të tjerët.

Sot ose nesër (e enjte) trupi gjykues pritet të marrë vendim në lidhje me ketë kërkesë të palës mbrojtëse.

Më 18 korrik pritet të përfundojë administrimi i provave në rastin “Kleçka”, shkruan ‘Epoka e re’. Po ashtu gjatë kësaj seanca pala mbrojtëse është pajtuar që deklaratat e të akuzuarve në këtë rast të merren si të lexuara.

Kurse, në muajin shtator, trupi gjykues pritet të jep fjalën përfundimtare në rastin “Kleçka”.

Prokurori Maurizio Salustro ka kërkuar që të angazhohet një ekspert për të bërë një raport të ri, lidhur me gjendjen psikike të ish- dëshmitarit “X”, tashme të ndjerit Agim Zogaj. Këtë kërkesë të prokurorit e ka kundërshtuar pala mbrojtëse, e cila ka thënë se nuk mund të ndërtohet një raport i ri, pasi tashme është raporti i vjetër.

Seanca e radhës në rastin “Kleçka” do të mbahet më 16 korrik.

……………….

Rasti “Kleçka”, sot dëshmon Ali Gegaj

Sot do të vazhdoj seanca gjyqësore në rastin “Kleçka”, në të cilën do të dëshmoj dëshmitari i propozuar nga i akuzuari Naser Krasniqi. Ndërsa, mbrojtja e Fatmir Limajt nuk e ka parë të arsyeshme të propozoj dëshmitar pasi sipas avokatit mbrojtës të Limajt, Tomë Gashi gjithçka është shqyrtuar dhe në këtë rast vendimi i drejt dhe i ligjshëm është lirimi i Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Gashi ka thënë për Kosovapress se nesër në ora 10;00 do të vazhdoj seanca për rastin “Kleçka” me dëshmitarin e propozuar nga Naser Krasniqi.

“Sot vazhdon shqyrtimi në ora 10:00. ndërsa, nesër do të merret në pyetje dëshmitari i cili është propozuar nga ana e Naser Krasniqit. Po ashtu do të merret në pyetje me 4 korrik dhe me 10 korrik dëshmitarët e propozuar nga Naser Krasniqi, ndërsa mbrojtja e Fatmir Limajt deri me tash ende nuk ka propozuar asnjë dëshmitar të mbrojtjes duke konsideruar se rasti është shqyrtuar mjaftë dhe të gjitha provat dërgojnë në një drejtim që është lirimi i Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, dhe me provat e njëjta që janë shqyrtuar dy vite më herët duhet të merret vendimi vetëm, i drejt dhe i ligjshëm që është dhënë edhe në maj të vitit të kaluar e që do të duhet të ishte aktgjykimi lirues për Limajn dhe bashkëluftëtarët tjerë”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se ata kanë të drejta ligjore dhe nëse eventualisht do të ketë nevojë ata mund të propozojnë dëshmitar, sa i përket dispozitave ligjore, mirëpo sipas tij, deri me tash kanë konsideruar se gjithçka është shqyrtuar dhe gjithçka dërgon në një dërgim që është lirimi i Fatmir Limajt.

Ndërsa, sa i përket masës së arrestit shtëpiak, Gashi ka thënë se është duke u bërë një lojë lidhur me masat që po i caktohen Limajt, por pret që nesër kryetari i trupit gjykues do ta sheh të udhës që ta ndërpres masën e arrestit shtëpiak.

“Është shumë e qartë së është një lojë e cila është duke ndodhur në këtë rast, pasi herë i caktohet paraburgimi, herë masa e arrestit shtëpiak, herë lajmërimi në stacionin policor, ne nuk kemi paraqitur fare ankesë por kemi besuar se kryetari i trupit gjykues do ta sheh të udhës që nesër ta ndërpres masën e arrestit shtëpiak që është caktuar nga gjykata e apelit. Ne do të bëjmë një propozim të tillë, por prapë i mbetet kryetarit të trupit gjykues që të vendos lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Limajt”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Ardienne GodBold rikthehet te KBF Bashkimi për pjesën e dytë të sezonit

Pas një viti mungese, Ardienne GodBold, e njohur me nofkën "Nunu", është rikthyer te KBF Bashkimi. Ky rikthim i saj vjen si përforcim për...

Trajnime falas për tregun e punës në Prizren

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren, bashkë me ITI Pro Kosova, do të organizojnë trajnime falas për tregun e punës. Ky trajnim mbështetet nga...

Lajmet e Fundit