20.8 C
Prizren
E enjte, 19 Qershor, 2025

Rasti i Ramadan Mujës është kompetencë e EULEX-it

RamadanMuja-makinaNumri i vogël i gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit, ka ndikuar që të ketë ende shumë lëndë civile. Por, në përgjithësi, efikasiteti i Gjykatës së Apelit vlerësohet të jetë aty ku duhet.

Në përmbylljen e vitit 2014, kryetari i kësaj Gjykate Salih Mekaj, tha se ata janë duke pritur emërimin edhe të një numri të gjyqtarëve që do të ndikonte në rritjen e efikasitetit.

Gjatë një konference për media, me rastin e përfundimit të vitit 2014, kryetari i Gjykatës Supreme, Mekaj, thotë se, nëse vlerësohet në pikëpamje të efikasiteti, ata janë në vendin ku duhet, me përjashtim të lendeve civile.

“Në pikëpamje të efikasitetit jemi aty ku duhet, me përjashtim të lëndëve civile, ku numri i lëndëve që vijnë është më i madh se numri i gjyqtarëve që kemi. Ne kemi një konkurs të hapur për 8 gjyqtarë që duhet të vijnë në këtë gjykatë. Këshilli Gjyqësor, siç e dini, nuk ka qenë funksional për afër 5 muaj, 6 po bëhen tash dhe konkursi ka mbetur i pazgjedhur. Unë sigurisht do të isha shumë më i kënaqur sot që ata gjyqtarë të kishin filluar punën në fillim të vitit, sepse konkursi po përsëritet prej vitit të kaluar. Sot do ta kishim një gjendje shumë më të mirë, shumë më të mirë edhe për qytetarët që presin t’i zgjidhin lëndët e tyre”, thotë ai.

Mekaj thotë se këtë viti kanë pasur një ngarkesë shtesë me lëndë të cilat i kanë kthyer gjyqtarët e EULEX-it, pas miratimit të Ligjit për kompetencën e gjyqtarëve të EULEX-it, pasi ata i kanë kthyer të gjitha lëndët civile, një pjesë të lëndëve penale.

Ai ka shtuar se rreth 350 lëndë në fushën civile kanë trashëguar nga viti 2012, e që do të procedohen gjatë janarit dhe shkurtit, pasi ato kanë mbetur për shkak se një gjyqtar është pensionuar dhe lëndët e tij janë trashëguar tek gjyqtarët tjerë.

Ndërkaq, sipas tij, sfida e tyre për vitin 2015 është unifikimi i praktikës gjyqësore.

I pyetur për rastet ku janë gjykuar politikanë, kur vendimi në shkallën e dytë është vonuar, nëse ka pasur ndërhyrje politike ose jo, Mekaj ka thënë se nuk kanë asnjë rast të tillë.

“Ne e kemi edhe një rast për të cilin ju mund të thoni se është i tillë, megjithëse unë nuk mund të pajtohem me konstatimin e juaj se është me ndikim. Është rasti i kryetarit të Prizrenit, mirëpo kjo lënda është me kompetencë të gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjyqtarët e EULEX-it tash për tash janë në deficit me numrin e gjyqtarëve, nuk kanë gjyqtarë për ta trajtuar. Ndoshta do të presë pak derisa të bëhet funksional Këshilli Gjyqësor”, thotë ai.

Sipas raportit të Gjykatës së Apelit për vitin 2014, një gjyqtar ka kryer 334 lëndë, derisa ngarkesa është 594 lëndë për një gjyqtar.

Kjo Gjykatë ka gjithsej 103 të punësuar, ku 32 janë gjyqtarë, nga të cilët 19 gjyqtarë janë në Departamentin e Përgjithshëm, 7 në Departamentin për Krime të Rënda, 2 në Departamentin për të Mitur, 2 në Departamentin për Çështje Ekonomike dhe 2 në Departamentin për Çështje Administrative, ndërsa 71 tjerë janë staf administrativ.

Vitin e kaluar Gjykata e Apelit i ka pasur 34 gjyqtarë, por dy janë pensionuan dhe ende nuk është bërë zëvendësimi i tyre. /Telegrafi/

Më Shumë

Aktakuzë kundër katër personave për shitblerje të narkotikëve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën...

Nxënësit nga Novobërda vizitojnë asetet e trashëgimisë kulturore në Prizren

Nxënësit e SHFMU “Asdreni” nga Komuna e Novobërdës kanë marrë pjesë në vizitën me karakter edukativ të realizuar nga organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe...

Lajmet e Fundit