Reagon edhe AAK: Hashim Thaçi është rrenacak ordiner

AAK-logoAleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Hashim Thaçit, i cili tha se të gjitha partitë e kanë lutur që t’i marrë në bashkëqeverisje.

Partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj e ka quajtur rrenacak ordiner Hashim Thaçin.

“Është fatkeqësi kur dikush si Hashim Thaçi i cili për një kohë të gjatë është në krye të institicioneve të Kosovës, në fund të ditës bëhet një Rrenacak Ordiner.

AAK kurrë në 7 muajt e fundit nuk i ka bërë asnjë ofertë për bashkëqeverisje PDK-së”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Më Shumë

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Lajmet e Fundit