7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Reagon mjeku nga Prizreni që ofendoi rëndë dhe nuk pranoi ta operonte pacienten

Mjeku nga Prizreni, Rrahim Ymeri, i cili është shfaqur në një video duke përdorur gjuhë të rëndë ndaj pacientes së tij, ka thënë sot se për fjalorin që ka përdorur ka marrë leje nga prindërit e vajzës paciente.

Ymeri duke i mohuar të gjithë akuzat. Madje, ai ka arsyetuar edhe tonin e lartë të përdorur duke thënë se ka marrë leje nga prindi, në mënyrë që pacientja të jetë më e qetë.

“Është e vërtetë që unë kam përdorur fjalor pak të ashpër por ky fjalor është bë me kërkesë të babait të pacientes, i cili nga unë ka kërkuar që të kem tonë më të ngritur që pacientja të jetë me qetë dhe të dëgjohen këshillat, e në atë kohë babai i pacientes ka qenë në korridor”, është shprehur kirurgu nga Prizreni për Indeksonline.

Kurse, akuzat e familjarëve që mantel bardhi ka marrë 200 euro në këmbim që të fuste në operacion pacienten e cila vuante nga e ashtu quajtura “zorra qorre”, Ymeri i ka mohuar.

“Nuk është e vërtetë që e kam kushtëzuar operacionin me dhënien e mitos, e as nuk kam marrë 200 euro”, ka thënë ai.

Për t’u futur në operacion, pacientes iu desh të duronte dhimbjet për disa orë, pasi kirurgu Ymeri nuk pranonte ta operonte, e gjithë kjo sipas pacientes dhe familjarëve të saj, në kërkim të parave.

Familjarët e pacientes deklaruan dje se u detyruan që t’i jepnin doktorit në fjalë 200 euro, si mundësi për t’u futur në operim.

Më Shumë

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj paradës ushtarake turke në Prizren

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj shfaqjes së një parade ushtarake nga ushtria turke në Prizren, ku janë përdorur simbole dhe elemente të epokës osmane. Në...

Ukaj i LDK-së me kërkesë për Abdixhikun: Fute Agim Veliun në listë për deputetë

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhavit Ukaj, i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që për zgjedhjet e reja ta...

Lajmet e Fundit