Reagon UBT në Prizren: Nuk është hequr flamuri amerikan

Kolegji UBT ka reaguar rreth lajmit për heqjen e flamurit amerikan.

Sipas këtij institucioni privat, flamuri nuk është hequr.

Reagimi i plotw i UBT-së

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar në media me titull: “Hiqet flamuri amerikan në Prizren nga persona të panjohur”, UBT reagon ndaj këtij lajmi, sepse nuk është i bazuar në fakte dhe nuk ka të bëjë me heqje të flamurit amerikan.

“Sot në pothuajse gjitha mediat ka qarkulluar lajmi se në degën e UBT-së në Prizren, është hequr flamuri amerikan nga disa persona të panjohur, ngjarje që siç shkruhet në media, vjen si reagim që ka të bëjë me vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Solemani. Ne zyrtarisht ju njoftojmë që nuk është hequr flamuri, por ka pasur probleme teknike në shtyllën ku ka qëndruar flamuri amerikan që nga data 31 dhejtor 2019, por nuk është riparuar pasi punëtorët janë në pushim për festat e fundvitit.

UBT reagon fuqishëm ndaj këtij shkrimi të pavërtetë, dhe si institucion kërkojmë nga mediat për informim të saktë dhe të bazuar në fakte, sepse informimi i pa saktë dëmton imazhin e institucionit dhe të Kosovës”.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit