3.8 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

Real Madrid dhe Manchester United e dëshirojnë Dybala-n, agjenti i tij mbërrin në Romë

Agjenti i Paulo Dybala-s, Jorge Antun, ka mbërritur në Itali dhe pritet të diskutojë për të ardhmen e klientit të tij te Roma, mes thashethemeve për interesim nga Real Madrid-i dhe Manchester United-i.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar tetë asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me fanellën e klubit kryeqytetas.

Edhe nëse ai u transferua te Roma vetëm verën e kaluar, e ardhmja e tij në klub është tashmë e pasigurt duke pasur parasysh se ai ka klauzolë të lirimit të kontratës, që e lejon atë të largohet për 12 milionë euro, duke iu bashkuar një klubi jashtë Serie A, ose 20 milionë euro, apo 20 milionë euro për klubet italiane.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se agjenti i tij, Jorge Antun, ka mbërritur së fundmi në Itali dhe së shpejti do të takohet me drejtorët e klubeve për të diskutuar të ardhmen e klientit të tij dhe një marrëveshje të re të mundshme për 29-vjeçarin.

 

Sipas raportit, e ardhmja e Dybala-s në kryeqytet është e lidhur me atë të Jose Mourinho-s, por edhe me kualifikimin e Romës në Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

Roma është e vendosur të mbajë sulmuesin dhe dëshiron të anulojë klauzolat e tij të lirimit, kështu që ata do të takohen së shpejti me përfaqësuesin e lojtarit.

Antun pritet të qëndrojë në Romë deri në javën e ardhshme kur verdhekuqtë do të përballen me Feyenoord-in në çerekfinalen e Ligës së Evropës.

Raportet në Spanjë, të cituara nga La Gazzetta dello Sport”, sugjerojnë se Real Madridi po e vëzhgon nga afër ish- sulmuesin e Juventusit , ndërsa mediat në Mbretërinë e Bashkuar thanë në mars se Manchester United është ndër pretenduesit e mundshëm për La Joya.

Albanian Post 

Më Shumë

Shpërthen zjarr i madh në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren

Në Prizren, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës ka shpërthyer një zjarr i madh në një objekt. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë e zjarrfikësve,...

Rahovec, mbahet mbledhja e fundit e Komitetit për Persona me Aftësi të Kufizuara

Komiteti Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara në Rahovec ka zhvilluar mbledhjen e fundit për vitin 2025, nën udhëheqjen e kryesueses Samra Kërqagu. “Qëllimi...

Lajmet e Fundit