Refuzohet kërkesa për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka refuzuar kërkesën, përkatësisht projektin e paraqitur nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Në arsyetimin e këtij vendimi është theksuar se kërkesa e parashtruar për rikonstruimin e xhamisë, për aq sa është punuar dhe prezantuar para IKMM-së, nuk i përmbush kërkesat e legjislacionit vendor e as parimet themelore të kartave dhe të konventave ndërkombëtare, dhe për këtë edhe është refuzuar, meqë në të kundërtën dhënia e pëlqimit do të nënkuptonte shkelje të Ligjit për trashëgiminë Kulturore.

Me këtë vendim të datës 19 korrik, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore e Prizrenit obligohet që këtë akt ta procedojë te Komuna e Prizrenit dhe të Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren

Më Shumë

Festivali i MiniBasketbollit grumbullon mbi 100 fëmijë

Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi Festivalin e MiniBasketbollit, ku morën pjesë klube...

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Lajmet e Fundit