2 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Regjistrimi i popullsisë ende nuk dihet nëse do të nisë më 1 shtator

Kanë kaluar 12 vite që kur Kosova ka bërë regjistrimin e popullsisë për të fundit herë. Pas një vendimi të vitit 2022, është planifikuar që ky proces të mbahet gjatë këtij viti, nga 1 shtatori deri më 16 tetor.

Ndonëse procesi pritet të nis edhe dy javë, 1 shtatori është ende në vlerësim e sipër nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për t’u vendosur si datë përfundimtare. Kështu është bërë e ditur nga Qeveria e Kosovës.

Pavarësisht kësaj, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu thotë se në të njëjtën kohë, ASK-ja është duke bërë përgatitjet e nevojshme.

“Regjistrimi i popullsisë është proces i rregulluar me Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. Në bazë të këtij Ligji, Qeveria ka caktuar Komisionin Qendror të Regjistrimit si dhe periudhën gjatë të cilës do bëhet regjistrimi i popullsisë. Aktualisht, ASK është duke bërë vlerësimet nëse data 1 shtator do të jetë përfundimisht data e fillimit të procesit të regjistrimit, por në të njëjtën kohë është duke bërë edhe përgatitjet e nevojshme”, deklaroi ai për Teve1.

Pjesë e regjistrimit të popullsisë janë edhe katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, të cilat procesin e fundit të mbajtur më 2011, e kishin bojkotuar.

I pyetur se si do veprohet në këto komuna, nisur nga situata e tensionuar muajve të fundit në atë pjesë, Kryeziu deklaroi se regjistrimi do përfshijë gjithë territorin e Kosovës.

“Është me rëndësi të theksohet se regjistrim bëhet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

Marrë parasysh regjistrimin e fundit të popullsisë, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milion banorë, duke mos përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Ky proces ishte paraparë të bëhet në vitin 2021, por që fillimisht ishte shtyrë për vitin 2022, e pastaj ishte vendosur për vitin 2023.

Regjistrimi i popullsisë konsiderohet ndër proceset më të rëndësishme të një shteti, pasi sigurohen të dhëna për numrin dhe shtrirjen gjeografike të popullsisë në tërë vendin, strukturën demografike, vlerësimin e kushteve të jetesës së popullsisë si dhe karakteristika të tjera.

Më Shumë

Homazhi për Nijazi Bytyqin rikthen në kujtesë tingujt legjendarë dhe prezanton vlerat muzikore të djemve të tij

Trashëgimia muzikore e Nijazi Bytyqit, njërit prej nismëtarëve të muzikës pop-rock në Kosovë, është shpalosur të premten mbrëma në “Autostrada Hangar 2” në Prizren....

Magjike/ Publikohet kënga, Parashqevi Simaku i rikthehet këngës

Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës disa dekada më pas pikërisht në ekranin më të madh shqiptar, Top Channel. “E duam lumturinë”...

Lajmet e Fundit