Kanë nisur punimet për rehabilitimin dhe rikonstruimin e aksit rrugor Sarosh – Polluzhë – Pastasel – Senoc – Drenoc – Rahovec, ka njoftuar Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, raporton PrizrenPress.
Sipas njoftimit, fillimisht do të realizohet rehabilitimi i segmentit rrugor, ndërsa në fazën e radhës do të bëhet gërryerja e shtresës ekzistuese të asfaltit dhe riasfaltimi me një shtresë të re, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.
“Kanë filluar punimet për rehabilitimin dhe rikonstruimin e rrugës Sarosh – Polluzhë – Pastasel – Senoc – Drenoc – Rahovec. Pas rehabilitimit fillestar, do të vazhdohet me gërryerjen e shtresës ekzistuese dhe riasfaltimin e saj me shtresë të re asfalti”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Shërbime Publike në Rahovec.
Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor, për shkak të zhvillimit të punimeve./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
