Rekord i zi në ShBA, 105 fëmijë vdiqën nga gripi këtë sezon

Zyrtarët amerikanë njoftuan të premten se 105 fëmijë kanë vdekur deri më tash nga gripi në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij sezoni. Kjo shifër paraqet numër rekord.

Sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, vetëm gjatë kësaj jave kanë vdekur 13 fëmijë nga gripi, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Të dhënat e reja tregojnë se kjo është shifra e dytë më e lartë e vdekjeve të fëmijëve prej kohës kur organizata ka filluar të regjistrojë të dhëna. Numri më i lartë ishte shënuar në vitin 2009 gjatë pandemisë së gripit.

Gripi gjatë këtij sezoni është karakterizuar me numër më të madh të fëmijëve dhe të të rinjve që kanë vuajtur nga simptomat e tij, ndonëse zakonisht ai i godet më shumë personat e shtyrë në moshë.

Besohet se në rritjen e numrit të rasteve të gripit po ndikojnë edhe fushatat kundër vaksinimit të fëmijëve, por ekspertët vazhdimisht kanë këshilluar të fëmijët të vaksinohen.

Më Shumë

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit