11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Rektori i UPZ-së,Temaj priti në takim deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, me prejardhje nga Prizreni

 

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe Prorektorët, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, të premten kanë pritur në takim Deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj me prejardhje nga Prizreni dhe deputetin kroat Ivan ?eli?. ?eli? është kryetar i grupit të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe në të njëjtën kohë kryetar i komisionit të Zagrebit për parandalimin e abuzimit të drogës dhe formave të tjera të varësisë.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunim në mes të UPZ-së dhe universiteteve kroate.

Rektori Temaj i falënderoi për vizitën delegacionin nga Kroacia dhe theksoi se UPZ e mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit me universitetet nga shtet mik i Kosovës..

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30,...

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Lajmet e Fundit