Rektori Temaj priti në takim drejtorin e Policisë së Prizrenit, Faton Alija

Rektori Temaj priti në takim Drejtorin e Policisë të Rajonit të Prizrenit Faton Alija me bashkëpunëtorë
Ismet Temaj, rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten priti në takim Faton Alija, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Hasan Tershana, komandanti i Stacionit të Policisë në Prizren, Avdi Kryeziu, drejtor i Departamentit Rajonal kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe Shaban Osmanollaj, shef i Zyrës për Informim i PK-së për rajonin e Prizrenit.

Takimi ishte me karakter njoftues.

Ata fillimisht e uruan rektorin Temaj për detyrën duke i dëshiruar suksese.
Të dyja palët u shprehën të gatshëm për bashkëpunim bazuar në detyrat dhe përgjegjësisë e tyre në interes të përgjithshëm.

Në takim ishin edhe prorektorët Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina dhe Prof. Ass. Dr. Artan Nimani. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit