15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Me rektorin

Seremb_Gjergji 3Shkruan: Seremb Gjergji

Nuk e shoh aspak të arsyeshme dhe nuk e vlerësoj si të drejtë veprimin e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Nuk pajtohem që të pushtohet Rektorati dhe të dhunohet institucioni të cilin kanë dashur, janë munduar dhe punojnë edhe sot ta mbyllin të gjithë armiqtë tanë – Universitetin.

Një popull pa dituri, edukim, mbetët një popull i verbër, pa e njohur historinë, të kaluarën, por edhe pa e mësuar të ardhmen në të tashmen. Si veteran i lus të gjithë kolegët që t’i kthehen arsyes, jo forcës dhe dhunës.

Nuk kemi luftuar për këtë – por për një vend ku respektohet e drejta e individit, njerëzit dhe rregullat!

Pse duhet të manipulohen, keqpërdoren dhe nxitur veteranët e UÇK-së? Nuk është proces i pëlqyer ku veteranët, invalidët, dëshmoret e martirët dhe familjet e tyre janë lënë pas dore, ku nuk janë respektuar, ku janë përbuzur, ku janë fyer e degraduar nëpër institucionet, por edhe në shoqërinë tonë. Si veteran, me vjen keq kur shoh njerëz pa asnjë marre, pa asnjë vlerë e dhunojnë dinjitetin tonë si VETERAN.

Universiteti i Prishtinës, si bastion i dijës në Kosovë, nuk guxon të denigrohet, shkelet dhe përdhunohet, pse 1000 veta duhet të presin edhe një (1) vit për t’u regjistruar. Mos harroni se po e dëmtoni integritetin e mbi 30 mijë studentëve. Mbi të gjitha, po e drejtoni universitetin drejt humnerës dhe paditurisë, thyerjes së rregullave dhe vlerave; ku nuk ka kthim mbrapa. Ju lutem mos krijoni precedent të keq.

Duhet theksuar se dy armiqtë Greqia dhe Turqia, që edhe sot e urrejnë njëra-tjetrën, gjetën një gjuhë të përbashkët në shfarosjen e shqiptarëve dhe të kulturës dhe gjuhës së tyre. Kështu që në me 31.05.1779 Sulltani Abdul Hamiti II, lëshoi një ligj kundër kulturës dhe gjuhës shqipe ku saktësisht thuhet: “Nga Turqia duhet marrë në mbrojtje gjuha dhe kultura greke dhe duhet luftuar gjuha shqipe”. Deri në vitin 1999 askush nuk ka ditur për këtë marrëveshje. Në këtë vit, gazeta greke Thessaloniki (Selaniki), me 14.08.1999 e nxjerrë këtë dokument nga arkivat greke dhe e bënë publike. Përderisa Turqia i quante shqiptarët të “pa-fe” dhe të “paudhë”, kleri ortodoks grek gjuhen shqipe e quante “gjuhë barbare”.

serembi ne luft

Në atë kohë Patriku ortodoks grek lëshoi edhe një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi të gjithë shqiptarët ortodoks me “Shkisherim”(largim nga kisha ortodokse) të gjithë ata që guxojnë të mësojnë dhe lexojnë gjuhën shqipe. Ndërsa Sulltani urdhëroi të gjitha postet ushtarake të mos e lejojnë asnjë libër të hyj, botohet apo shpërndahet në trojet shqiptare. Nga viti 1919 mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene ka vepruar njëjtë. Nga vitet e ’90 Serbia (Jugosllavia) ka vepruar njëjtë.

Të dashur kolege veteranë, të gjithë kemi dhënë kontributin tonë në luftë për liri, pavarësi dhe demokraci. Ky kontribut duhet të jetë shembull për të gjithë. Ashtu sikur i kemi respektuar rregullat e luftës, ashtu duhet respektuar rregullat e ndërtimit të Paqes.

Rinia e Kosovës janë të barabartë – të gjithë duhet t’i nënshtrohen të njëjtave proceduar. Fëmijët e mi nuk kanë asgjë më shumë se vërsniket e tyre. Isha dhe jam kundër testit të maturës, kundër provimit pranues në Univerzitete. Madje përkrahë një reformim rrënjësor të te gjitha Proceseve të Arsimit në Kosovë, por kjo asnjëherë nuk nënkupton që nuk duhet t’i respektojmë rregullat!

Sipas Cenzusit, mbi 40% e popullatës janë nën moshën 18 vjeçare dhe modeli aktual i arsimit nuk jep asnjë shpresë për perspektiven e tyre. Madje krijon të kundërtën – kokëçarje dhe qorrsokakë. Por, si VETERAN, nuk guxojmë asnjëherë të veprojmë njëanshëm dhe vetëm për interesat e ngushta. Ata 1000 të rinj, të mësojnë deri ne verën e ardhshme, ta kalojnë Testin e Pranimit dhe të regjistrohen në fakultet. Kurr nuk është vonë për ta regjistruar fakultetin e mjekësisë apo cilindo fakultet tjetër. Njoh njerëz që në moshën 26 vjeçare kanë regjistruar fakultetin e mjekësisë dhe i ka arritur të gjitha. Asnjëherë nuk është vonë!

Fahri Xharra në një artikull te tij thotë: “Është vështirë me jetue shqip. Nuk ka ligj më të fortë se ligji i popullit. Nuk ka shtet pa popull. Populli sheh. Populli dëgjon. Populli duron. Populli veneron. Populli njeh secilin prej nesh. Kush mund të dëshmojë para Zotit, o para botës se populli s’i njeh kush janë kriminelët, kush janë çlirimtarët”? A është kjo pse kam luftuar? Kësaj radhe jam me Rektorin.

Më Shumë

Sot, ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e...

Kryeministri Kurti për Asociacionin: Është larg asaj që ka kërkuar Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me ç’rast ka thënë se gjithçka duhet të jetë në...

Lajmet e Fundit