6.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Reshjet në fundjavë në Malishevë, uji depërton në disa objekte

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Në këtë mbledhje, i pari i Malishevës ka kërkuar angazhim maksimal në realizimin e projekteve, ndërsa gjatë raportimeve, u bë e ditur se gjatë fundjavës, për shkak të reshjeve të shiut, është dashur të intervenohet në tri raste, ndërsa uji ka depërtuar nëpër disa objekte.

Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar për ta larguar ujin në shkollën e Gollubovcit, pastaj në një shtëpi në Plloqicë, si dhe në një rast në Mleqan, kanë ndërhyrë për shkak të zjarrit, ndërsa sipas njoftimeve uji ka depërtuar edhe në një shtëpi banimi në Tërpezë.

Përndryshe, drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim, ndërsa u tha se janë duke vazhduar të realizohen një varg projektesh kapitale.

Për këtë qëllim Begaj, ka kërkuar nga drejtoritë përkatëse që të jenë të angazhuar maksimalisht për realizimin e projekteve sipas planifikimeve dhe të mos shënohen vonesa.

Më Shumë

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 31-të të AlbiMall Superligës së Kosovës. Në stadiumin...

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit