9.7 C
Prizren
E premte, 16 Maj, 2025

Restoranti i Nusret po kërkon kuzhinierë, pagesa për orë nxit shumë reagime

Restoranti luksoz i Salt Bae në Londër ka qenë shumë i komentuar javët e fundit.

Fillimisht ishin çmimet e larta – rreth 800 euro për një biftek – dhe më pas restoranti luksoz u akuzua për fshirjen e komenteve negative të klientëve.

Dhe tani, sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, “streha e të famshmëve” po punëson kuzhinierë të rinj – por paga për orë ka nxitur reagime, pasi është e njëjtë me çmimin e një pure patatesh në menunë e tij.

Sipas mediumit britanik Metro, dega në Mbretërinë e Bashkuar e zinxhirit të famshëm të restoranteve të mishit të Nusret Gökçe premton një “rrogë konkurruese” për aplikantët.

Kështu, nëse keni arritur të merrni rolin e një Chef de Partie në restorantin Knightsbridge, do të merrni në shtëpi rreth 15 euro në orë, plus bakshishet.

Sidoqoftë, sipas Glass Door, paga mesatare për një Chef de Party në Londër është 22,078 funte.

Nëse kjo ndahet në tarifën për orë i bie rreth 11 funte, përkatësisht të paktën 1 funte më pak se sa ofron restoranti i Salt Bae.

Pra, teknikisht, kjo është një pagë mbi mesataren – por kur krahasohet edhe me artikujt më të lirë në meny, duhet të pyesni nëse një pagesë e tillë është vërtet e drejtë.

Më Shumë

Zenun Totaj, një penë e artë nga Hasi që u ndal para kohe

Edhe pse kisha dëgjuar shumë më herët, me poezinë e Zenun Totës (1955-1974), për herë të parë u njoha në janar të vitit 1992. Po...

Paraburgim për të dyshuarit që i shitën armën 24-vjeçarit që u vetëvra në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dy të dyshuarve S.J., dhe D.B., për shkak të...

Lajmet e Fundit