Revolucion nga ky klub gjerman, të gjitha biletat e sezonit do të jenë falas për tifozët

Klubi i njohur gjerman, Fortuna Dusseldorf, është gatë që të bëjë një plan revolucionar, duke ofruar të gjitha biletat falas në ndeshjet që luajnë në stadiumin e tyre.

Ky plan i klubit nga Bundesliga 2 do të nisë në sezonin e ardhshëm, derisa mediat në Gjermani shkruajnë se të paktën tre ndeshjet e para do të mund t’i ndjekin pa paguar para tifozët e tyre.

Plani është që sponsorët të mbulojnë kostot e të gjitha biletave të shitura, në mënyrë që tifozët të mos paguajnë asnjë cent.

 

Raportet nga “Bild” pretendojnë se besnikët e Fortuna-s mund të marrin tre bileta për asgjë sezonin e ardhshëm, ndërsa projekti do të testohet.

Thuhet se tashmë klubi ka rënë dakord për marrëveshje pesëvjeçare me një numër biznesesh për të mbuluar tarifat e biletave për të gjithë stadiumin.

Stadiumi ka një kapacitet prej pak më tepër se 54 mijë ulëseve dhe që ka një mesatare prej rreth 29 mijë persona për ndeshje.

Dy herë fituesit e Kupës së Gjermanisë sjellin aktualisht 7 deri në 8 milionë euro të ardhura nga biletat në sezon.

Fortuna shpreson se plani do të çojë në rritjen e të ardhurave të ditës së ndeshjes pasi kur tifozët nuk paguajnë për një biletë ata besojnë se kjo do të çojë në blerjen e më shumë ushqimeve, pijeve apo gjërave të ndryshme.

Kujtojmë që Dusseldorf ka ende gjasa matematikore për t’u ngjitur në elitën e futbollit gjerman, pasi që gjenden në vendin e gjashtë me 47 pikë, nëntë më pak se vendi i tretë që e dërgon në “Play-Off”.

 

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit