Rexhaj: Politika e vjetër shembet kur i kundërvihen forcat e reja

Arberi mushnikovKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj është takuar me të rinjtë e fshatit Mushnikovë të Prizrenit. Në këtë takim është folur për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe angazhimin e të rinjve në proceset e rëndësishme që po kalon vendi.

“Si pjesa më vitale e shoqërisë, të rinjtë në vazhdimësi kanë qenë katalizator i ndryshimeve politike dhe shoqërore gjatë gjithë historisë sonë. Forca krijuese, vullneti dhe guximi i gjeneratës së re janë faktorët që përherë i kanë paraprirë ngjarjeve të mëdha, dhe tani është koha që potenciali i pashtershëm i kësaj kategorie të orientohet përsëri në synimet për ndryshime shoqërore-politike në vend”, tha Rexhaj.

Sipas tij, politika e vjetër shembet vetëm atëherë kur asaj i kundërvihen forcat e reja me ide të reja. “Prandaj edhe angazhimi politik për ndryshim asnjëherë nuk mirëpritet nga pushtetet e padrejta. Sepse brezi i ri çdoherë shemb të vjetrën e padrejtë. Kjo është edhe arsyeja se pse Lëvizja VETËVENDOSJE! është forca e vetme politike që mund ta bëjë këtë ndryshim të nevojshëm”, tha Rexhaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Lajmet e Fundit