6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Veseli: Jemi serioz me ofertën tonë për Malishevën

Veseli ne malishevMbrëmë në Malishevë, kanë qëndruar anëtarët e kryesisë qendrore të PDK-së, të prirë nga zëvendës kryetari Kadri Veseli, zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi, ministri Blerand Stavileci, dhe zyrtar tjerë të lartë nga kryesia e PDK-së dhe deputetë në Kuvendin e Kosovës, ku kanë zhvilluar një takim me kryesinë e degës së PDK-së në Malishevë dhe kandidatët për Kuvendin e Komunës.

Me këtë rast, kryesia qendrore e PDK-së, ofruan mbështetjen e plotë për kryetarin Kilaj, kandidatët për Asamble dhe për programin shumë serioz për Malishevën, në katër vitet e ardhshme. Duke ju drejtuar të pranishmëve, zv/kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha: “Ne kemi kaluar momente të vështira dhe në shumë rrethana, derisa kemi arritur deri këtu dhe sot jemi një shtet i njohur ndërkombëtarisht. Në Malishevë, kryetari Kilaj, i ka realizuar premtimet e bëra në të kaluarën dhe ne do ta përkrahim maksimalisht në realizimin e programit për katër vitet e ardhshme, pasi është programi më serioz i paraqitur para qytetarëve”, tha Veseli.

“Me fitoren e Isni Kilaj, fokusi i Qeverisë së Kosovës, do jetë njëqind për qind për Malishevën dhe Kilaj ka përkrahjen e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës. Punoni për të mirën e Malishevës, punoni për të vazhduar qeverisja e mirë në Malishevë. Prandaj punoni dhe votën tek qytetari ta kërkoni në mënyrën më të mirë dhe më të qytetëruar të mundshme. Neve do të na keni vazhdimisht prapa në mbështetje për ju”, tha Veseli.

Zv/kryetari Veseli më pas kërkoi nga kandidatët, që gjatë fushatës, të mos bëjnë premtime jashtë programit të paraqitur nga kryetari Kilaj, në mënyrë që të dalim sa më serioz para qytetarit dhe të mos bëjmë premtime të parealizueshme. Ne i kemi shumë borxh këtij vendi, pasi këtu kemi qëndruar, këtu na kanë dhënë bukën, në kohët më të vështira, andaj ja kemi me borxh që të bëjmë gjithçka është e mundur për të mirën e Malishevës dhe se do ta bëjmë këtë, unë ju premtoj në emër të PDK-së< tah në fund Veseli, duke bërë thirrje për fushatë të qetë dhe serioze.

Thirrje për fushatë të qetë dhe serioze dhe për dalje sa më masive në zgjedhje, si dhe përkrahjen për Isni Kilaj, kryetar i Malishevës, dhanë edhe drejtuesit e tjerë të PDK-së.

Më Shumë

Mjekët shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me Evan Ndicka

Deklarata e Roma-s ka bërë të qartë se Evan Ndicka nuk kishte ndonjë patologji kardiake, ndaj dhimbjet e gjoksit dhe vështirësitë në frymëmarrje i...

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Lajmet e Fundit