7.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Rexhaj: Së pari zgjedhjet, pastaj e zgjedhim presidentin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se fillimisht duhet të ketë zgjedhje e më pas të zgjidhet presidenti.

“Partitë politike kanë propozuar kandidatët për president, si AAK-ja, PDK-ja e Nisma, ndërsa LDK e mban qëndrimin që ky pozicion i takon PDK-së dhe kjo është ftesë për të hyrë në qeveri”, ka thënë Rexhaj.

Ai këtë e ka vlerësuar si shantazh politik të partive për të mos shkuar në zgjedhje.

“Çështja se çfarë përfaqëson presidenti, sepse presidenti sipas Kushtetuetës e përfaqëson unitetin e qytetarëve. Mendoj që një president duhet të zgjidhet me një votë unifikuese. Partitë politikë duhet të shkojnë në zgjedhje për ta parë edhe reflektimin e partive dhe në një realitet të ri mund të kemi një pasqyrë të re se çfarë mendon sovrani”, ka thënë Rexhaj.

Sipas tij, presidenti do të duhej të ishte një person që unifikon dhe përfaqëson të gjithë.

“Unë e kontestoj frymën e zgjedhjes së presidentit, prandaj duhet të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Rexhaj. /RTKLive/

Më Shumë

Subvencionet e papranuara për energji për dhjetor e janar merren nga nesër

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se, duke filluar nga dita e nesërme, qytetarët që nuk kanë përfituar subvencionet...

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit