Rexhaj: Do t’i parandalojmë vendimet kundërligjore

Arber Rexhaj 23Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren premton se do të vazhdojë t’i mbrojë interesat e qytetarëve në këtë qytet. Kryetari i VV-së, Arbërë Rexhaj thotë se asambleistët e tyre do të jenë opozitë e fuqishme dhe kosntruktive.

“Asambleistët tanë do të mbrojnë interesat e qytetarëve të komunës së Prizrenit. Brenda Asamblesë konsiderojmë se nuk ka pasur kurrfarë debati politik.Gjithçka ka qenë formale”

“Aty nuk ka pasur fare opozitë, si dhe vendimet janë marrë shpejt e shpejt. Mbledhjet janë mbajtur sa për t’u mbajtur, pa kurrëfarë analize e debati të mirrëfilltë”

“Me hyrjen tonë në asamble, ne do ta shtojmë nivelin progresiv të kritikës dhe të alternativave për qytetin tonë. Kur them kështu e kam fjalën për të gjitha lëmitë e shoqërisë”.

Rexhaj thotë se Vetëvendosje! do të mundohet t’i parandalojë vendimet të cilat bien në kundërshtim me ligjin.

“Ajo çfarë mesiguri mund të themi, se brenda këtij mandati do të mundohemi t’i parandalojmë vendimet të cilat janë në kundërshtim me ligjin, por nëse ka atëherë kjo nuk do të kalojë pa pasur një kritikë dhe denoncim publik, ku do ta dijnë të gjithë qytetarët e Prizrenit.

“Të gjithë zyrtarët komunalë, përfshirë edhe kryatrin aktual të komunës gjenden përballë drejtësisë, ne edhe jashtë institucioneve kemi qenë opozita më e fuqishme, ndërsa tani na është shtuar një mjet më shumë ku qëndrimet tona qoftë kritike qoftë alternative t’i japim mbenrda institucionit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit