Rexhaj vizitoi Fabrikën e Letrës “Vëllezërit Nezaj” në Ramajë

rexhaj ne fabrikKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka vizituar Fabrikën e Letrës “Vëllezërit Nezaj” në Ramajë. Ai u njoftua për së afërmi me punën prodhuese të kësaj ndërmarrjeje si dhe vështërsitë me të cilat ballafaqohet.

Sipas tij, mungesa e mbështetjes institucionale si dhe neglizhenca e vazhdueshme e pushtetit lokal ka bërë që ndërmarrjet prodhuese vendore të katandisen në gjendje të vështirë.

Duke prezantuar konceptin politik dhe ekonomik të Lëvizjes Vetëvensoje! Rexhaj tha se zhvillimi i sektorit prodhues në ekonominë vendase paraqet shtyllën kryesore të alternativës sonë. “Mbështetja, subvencionimi dhe lehtësirat tatimore për këto ndërmarrje paraqesin interes jetik jo vetëm të zhvillimit të bizneseve në fjalë, por edhe zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror të komunës sonë”, tha Rexhaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit