26.9 C
Prizren
E premte, 5 Shtator, 2025

Rexhep Hoxha, klasiku i përhershëm i letërsisë për fëmijë

Vdekja e tij nuk e ka privuar nga epitetet që i fitoi falë krijimtarisë së gjatë letrare. Ai vazhdon të konsiderohet si klasiku i letërsisë shqipe për fëmijë, me vjershat e romanet e të cilit u rritën breza të tërë filloristësh. Në opusin e tij ndihet përherë një botë e pasur fëmijërore me elemente të pasura nga nënqielli shqiptar.

Shkrimtarë, kolegë e dashamirë të fjalës kanë përkujtuar të enjten shkrimtarin Rexhep Hoxha, i cili u nda nga jeta më 11 korrik të këtij viti disa muaj para se t’i mbushte 90 vjet.

E organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në mjediset e Institutit Albanologjik, akademia përkujtimore solli vlerësime e diskutime për veprën e shkrimtarit që konsiderohet si themelues i letërsisë për fëmijë në Kosovë.

Pas një minutë heshtjeje, ku të pranishmit e nderuan shkrimtarin e ndjerë, kryetari i LSHK-së, Shyqri Galica, ka thënë se me veprën e Rexhep Hoxhës u edukuan breza të tërë në vend.

“Vepra e parë e profesor Rexhep Hoxhës do të jetë vazhdimisht një abetare për shkollarin e fillores, kurse do të jetë dhe një mesazh për jetën e tij, një mesazh edukativo-artistik që do ta ngrejë nivelin e tij arsimor dhe intelektual”, ka thënë Galica.

“Veprat e këtij shkrimtari do të lexohen jo vetëm nga fëmijët, por edhe nga struktura të ndryshme, sepse janë vlera artistike”.

Ai ka theksuar se poetika e Hoxhës është e veçantë nga përmbajtja, stili, idetë dhe pikëpamjet.

Në vazhdim janë deklamuar poezitë e Rexhep Hoxhës.

Më Shumë

“12 kilogramë narkotikë”, Prokuroria ngre aktakuzë kundër tre personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve N.I., E.M., dhe H.H., të cilët gjenden nën masën...

Uji nuk është i pijshëm në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar qytetarët e Prizrenit se uji i rrjetit nuk është i përshtatshëm për konsum të pijshëm, për...

Lajmet e Fundit