0.4 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Rexhepi: Jam kundër Asociacionit njëetnik, për mua s’është marrëveshje ndërkombëtare

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi, ka folur për takimin e mbajtur në Ambasadën Amerikane ku u diskutua çështja e Asociacionit të Kosovës.

 

Rexhepi tha se atmosfera e diskutimit ishte konstruktive, ndërsa qëndrimi  i saj personal, tha se është kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ajo tha se vet emërtimi si Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është diskriminues, pasi sipas saj, në atë pjesë të territorit ku jetojnë shumica e qytetarëve serbë, ka edhe boshnjakë, turq e shqiptarë dhe siç tha, që në start diskriminohen ata.

“Jam për çdo integrim në shoqërinë kosovare mbi baza të barabarta, duke respektuar dhe duke treguar respekt ndaj çdo populli, por duhet ta dimë që jemi kosovarë dhe pastaj ndahemi sipas përkatësive etnike”.

“Në këtë frymë kemi diskutuar për ato çfarë kemi trashëguar ne si qeveri, respektivisht për themelimin e këtij asociacioni me shumicë serbe e cila nuk do të duhej të përjashtonte popuj të tjerë dhe si do të implementohet kjo në praktikë sa i përket në arsim, shëndetësi dhe zhvillimit ekonomik”, është shprehur Rexhepi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ajo tha se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për të nuk është marrëveshje ndërkombëtare.

“Ajo për mua s’është marrëveshje ndërkombëtare pasi Serbia asnjëherë s’e ka ratifikuar në parlamentin e vet një marrëveshje të tillë që në atë kohë ishte nënshkruar nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Vuçiqi dhe Daçiqi nëse nuk gaboj”.

“Pra, ata s’e kanë ratifikuar dhe sipas Gjykatës Kushtetuese e cila disa nene i ka shpallur jokushtetuese, pra ka shumë hapësirë për korrigjim të këtyre gjërave dhe natyrisht që qeveria jonë s’ka për të lejuar të themelohet një tjetër Republikë Serbe brenda shtetit tonë e cila që në fillim diskriminon multietnicitetin dhe diskriminon komunitetet tjera”, është shprehur Rexhepi,  njofton Klankosova.tv.

Më Shumë

Rrëqethëse: Muriqi ia dedikon ‘hat-trickun’ babait të ndjerë

Asnjë lojtar i Mallorcas nuk kishte shënuar “hat-trick” që nga viti 2008. Por kjo ndryshoi të shtunën mbrëma, kur Vedat Muriqi realizoi tri gola...

Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali

Më 16 janar shënohet datëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit.   Ai lindi në vitin 1844, dhe vdiq në moshën 75-vjeçare, tetë ditë pas...

Lajmet e Fundit