-1.2 C
Prizren
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Aktori i njohur amerikan, William Baldwin po qëndron në Prizren

Një prej yjeve më të njohura të kinematografisë botërore, William Baldwin po qëndron në Kosovë.

Aktori 59 vjeç mbrëmë është argëtuar në një nga lokalet vendore në qytetin e Prizrenit.

Në disa imazhe që kanë postuar faqja zyrtare e këtij lokali shihet Baldwin bashkë me stafin e tyre.

Foto: Boheme Prizren/Instagram

Nuk dihet akoma nëse arsyeja e qëndrimit të aktorit në vendin tonë  është për ndonjë projekt të ri apo një vizitë private.

Ndryshe kujtojmë që William është një prej vëllezërve të aktorit tjetër të njohur, Alec Baldwin.

Foto: Boheme Prizren/Instagram

William ndërkohë njihet për role të shumta filmike si: “Justice League: Crisis on Toë Earths”, “Flatliners”, “Backdraft”, “Fair Game”, “Silver”.

Balwin është i martuar me aktoren dhe këngëtaren amerikane, Gilliam Chynna Phillips, çifti bashkë kanë tre fëmijë. /Telegrafi/

Më Shumë

Arrestohen dy të mitur, vodhën një televizor në një shkollë në Suharekë

Dy të mitur janë arrestuar sot në Suharekë nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në një rast vjedhje. Në njoftim thuhet se L.G 14-vjeçar...

Zbathur shëtitët nëpër buzët tua

Poezi nga Visar Zhiti Zbathur, Vetëm zbathur Shëtitet nëpër buzët tua. Këmbët mu mbushën Me petale të kuqe puthjesh Që më bien gjatë ecjes. Dhe kështu u krijuan yjet Në qiellin tonë...

Lajmet e Fundit