3.4 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Rivarrimi i Isa Boletinit, tërhiqet Këshilli Organizativ

Këshilli Organizativ për ceremoninë e rivarrosjes së Isa Boletini ka pezulluar përkohësisht aktivitetet për shkak të zhvillimeve të fundit në ndryshimin e vendit të rivarrosjes së heroit kombëtar.

Këshilli Organizativ duhet të mblidhej të martën për të finalizuar detajet e organizimit të ceremonisë për rivarrimin e eshtrave të Boletinit në qytetin e Vlorës, ashtu siç është marrë vendim javën e kaluar.

Por, tërheqja e familjarëve të heroit nga vendimi për rivarrosjen e tij në qytetin bregdetar, si dhe kërkesa e Komunës së Mitrovicës për qeverinë që të tërhiqet nga vendimi, ka bërë që Këshilli të mos mblidhet këtë të martë.

Zëdhënësi i Këshillit Organizativ, Ibrahim Shala ka treguar për Top Channel se situata e re e krijuar pas qëndrimit të fundit të familjes Boletini ka bërë që Këshilli Organizativ të presë udhëzime të reja nga qeveria, për të vendosur se çfarë duhet bërë në këtë rast.

Shala tha se Këshilli organizativ është i formuar nga qeveria e Kosovës dhe veprimet e tij do të ndërmerren në vartësi prej udhëzimeve që duhet t’i japë ekzekutivi. Kjo e fundit do të konsultohet me qeverinë e Shqipërisë mbi përgatitjet për ceremoninë.

Qeveria e Kosovës deri tani nuk ka dalë me një qëndrimin final nëse do të përfillë kërkesën e Komunës së Mitrovicës dhe familjarëve të heroit Isa Boletini, që eshtrat e tij të rivarrosen në fshatin Boletin, në veri të Mitrovicës. Mësohet se aktualisht eshtrat e heroit i zotëron familja e tij.

Më Shumë

Mungon i akuzuari, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj zyrtarit të Komunës së Dragashit

Në mungesë të të akuzuarit, Abdullah Selmani, të hënën ka dështuar të mbahet seanca, në rastin ku i njëjti po akuzohet për keqpërdorim të...

Aktakuzë ndaj dy personave për rrëmbim, Prokuroria e Prizrenit jep detaje

Është ngritur aktakuzë ndaj dy personave.   Prokuroria Themelore e Prizrenit, njofton se T.D dhe A.N në bashkëkryerje, kanë kryer vepren penale të “Rrëmbimit”. Në aktakuzë thuhet...

Lajmet e Fundit