15.5 C
Prizren
E shtunë, 15 Mars, 2025

Rivarroset dëshmori i kombit, Qenë Qenaj

Të premtën pasdite, me nderime të larta qytetare dhe ushtarake nga FSK , është rivarrosur në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, dëshmori, Qenë Qenaj. Pjesë e ceremonisë së rivarrimit të dëshmorit, Qenë Qena, përveç familjarëve dhe të afërmve të tij, ishin edhe veteranë e invalidë të luftës, banorë të Romajës e zonës së Hasit si dhe përfaqësues të institucioneve të shumta. Një fjalë rasti, para të pranishmëve e ka mbajtur kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi, i cili tha se vepra heroike e dëshmorëve si Qenë Qenaj, i radhisin ata në mesin e viganëve që nuk kursejnë asgjë për Lirinë e vendit tyre.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta, ka folur sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, i cili tha se dëshmori, Qenë Qenaj, me angazhimet e tij prej atdhetari të devotshëm për çlirimin e Kosovës, na bënë krenarë të gjithë bashkëluftëtarëve dhe njëkohësisht edhe familjen e tij. Ish eprori i UÇK-së dhe bashkëluftëtari i dëshmorit, Mahir Hasani, rrëfeu për momentet e rënies heroike të Qenë Qenës, duke thënë se ai me vullnetin, guximin dhe trimërinë ra në fushën e nderit për të mbetur në pavdekësi.

Në emër të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Has, ka folur kryetari Nexhmedin Berisha, i cili tha se kontributi i dëshmorit për të shporrur armikun barbarë nga këto troje ka qenë i kahmotshëm, deri në rënien e tij heroike. Dëshmori, Qenë Qenaj, ka rënë dëshmor në luftimet e datës 14 dhjetor 1998 të cilat u zhvilluan në kufirin ndërshqiptar në malet e Pashtrikut, gjatë përpjekjes së luftëtarëve të Lirisë për të sjellur armatim në Kosovë.

Në këtë betejë në altarin e lirisë ranë dëshmorë 37 ushtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe Qenë Qenaj, trupi i të cilit me nderime të larta ushtarake ishte varrosur në varrezat e dëshmorëve në Polac të Skënderajt, prej nga i cili vend, ai sot prehet i qetë pranë dëshmorëve tjerë të komunës së Prizrenit në Landovicë./tvprizreni.com/

Më Shumë

Drita mposht Ballkanin, hap gjigant drejt titullit, fiton edhe Ferizaj

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll. Drita e ka mposhtur Ballkanin, me rezultat 2-0, të...

Moti për sot i vranët dhe me riga shiu

Sot  të mbajë mot i vranët dhe me kushte per riga shiu. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 °C deri në 6°C. Ndërsa...

Lajmet e Fundit