22.9 C
Prizren
E martë, 22 Qershor, 2021

Roli historik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 – 1881)

Nga Sheradin Berisha

 

 

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte lëvizja e parë shqiptare e organizuar në mënyrë:
– administrative,
– politike dhe
– ushtarake që prej kohës së Skënderbeut, në të cilën morën pjesë të gjitha krahinat e Shqipërisë (të katër vilajeteve shqiptare) dhe në të cilën u kombinuan të gjitha format e luftës çlirimtare, që nga kuvendet popullore deri te parashtresat politike, që nga misionet diplomatike deri te kryengritjet e armatosura.
Ajo ishte e para lëvizje masive, e cila synoi të përmbushte programin madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare në kushtet e Krizës Lindore të viteve 70 të shek. XIX – njohjen e kombit shqiptar si një bashkësi të pandarë, mbrojtjen e tërësisë territoriale, në katër vilajetet shqiptare atë të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës dhe formimin e shtetit shqiptar autonom.
***
Lidhja Shqiptare e Prizrenit si organizatë, shënonte një hap të madh nga pikëpamja e funksioneve politike, e shtrirjes territoriale dhe e mjeteve të luftës në krahasim me besëlidhjet e mëparshme. Ajo ishte e para organizatë kombëtare që krijoi degë të saj në të gjitha krahinat shqiptare dhe e para organizatë atdhetare që përdori për interesat e lartë të vendit krahas pushkës edhe penën. Për më tepër, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e para organizatë, e cila jo vetëm u vesh qysh në fillim me funksione pushtetore, por arriti në fund të fitonte atributet e një qeverie të përkohshme shqiptare, pothuajse krejtësisht të pavarur nga autoriteti i Perandorisë Osmane.
***
Lidhja Shqiptare e Prizrenit për herë të parë sfidoi prepotencën e Fuqive të Mëdha, agresivitetin e monarkive fqinje dhe arrogancën e Portës së Lartë.
Nën udhëheqjen e atdhetarëve më të përparuar, si:
– Abdyl Frashëri,
– Ymer Prizreni,
– Sulejman Vokshi,
– Shuaip Spahiu,
– Ahmet Koronica,
– Zija Prishtina,
– Mustafa pashë Vlora,
– Ali pashë Gucia,
– sheh Mustafa Tetova,
– Iljaz pashë Dibra (Qoku) etj.,
LSHP mundi t’i nënshtronte armiqtë e brendshëm, t’i izolonte bashkudhëtarët e përkohshëm dhe të merrte karakterin e një fronti të gjerë, duke e udhëhequr Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në mënyrë të shkallëzuar, por gjithnjë në ngritje, derisa arriti në veprën e saj më kulmore, në formimin e qeverisë së përkohshme shqiptare.
***
Një nga fjalimet që u mbajt mend në LSHP ishte ai i Abdyl Frashërit: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.
Dy aktet e para që mori Lidhja e Prizrenit ishin një peticion nisur Kongresit të Berlinit dhe një tjetër perandorisë osmane. Aty bënin të qartë se Shqipëria nuk mund të jepte asnjë pëllëmbë tokë nga viset e saj, të shoqëruara me dhjetëra firma nga atdhetarët pjesëmarrës.
***
Lidhja e Prizrenit u shtyp pasi erdhi deri në pragun e sendërtimit të programit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Materialisht ajo u shtyp nga ushtria e Perandorisë Osmane. Në të vërtetë ajo u mbyt edhe nga konspiracioni ndërkombëtar që organizuan kundër saj Fuqitë e Mëdha. Por edhe pse u shtyp, ajo pati një varg arritjesh me rëndësi të madhe historike.
***
Gjatë viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881) u bënë hapa më të mëdhenj sesa gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar në procesin e bashkimit të shqiptarëve, pavarësisht nga dallimet fetare, përkatësia shoqërore, shpërndarja krahinore dhe pikëpamjet politike, në një bashkësi të vetme kombëtare, e cila, për më tepër, u sanksionua edhe në llogoret e luftës së udhëhequr prej saj për të mbrojtur tërësinë tokësore dhe për të formuar shtetin kombëtar shqiptar.
***
Lidhja Shqiptare e Prizrenit i dha një shtytje të paparë deri atëherë edhe lëvizjes kulturore shqiptare. Përparimet e arritura brenda tre vjetëve të jetës së saj në fushën e mendimit shoqëror, të letërsisë publicistike dhe të krijimtarisë letrare ishin më të mëdha, sesa hapat e kryer gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm.
***
Lidhja e Prizrenit krijoi më në fund një pikë të shëndoshë referimi si me programin e saj politik, ashtu edhe me formën e saj organizative për lëvizjet e mëvonshme çlirimtare të shqiptarëve deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë – në 28 nëntor 1912…

KOMPLEKSI MONUMENTAL I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit paraqet njërën nga periudhat më të ndritshme të historisë sonë Kombëtare, atë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 – 1881). Kompleksi i Lidhjes shtrihet në pikën më delikate të hapësirës urbane të qytetit, i rrethuar nga Lumbardhi, Kompleksi i Marashit dhe shtëpitë e Kalasë së Prizrenit. Përveç që ka vlerave të shumta të arkitekturës sonë, Kompleksi ka një rëndësi të madhe historike, pasi që në Medresenë dhe Xhaminë e Mehmed Pashës u mbajt Kuvendi Themelues i LSHP, më 10 qershor 1878.
Për këtë arsye ky Kompleks, më 26. 02. 1968 është vënë, nën mbrojtje të shtetit me vendimin nr. 260 të Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve Historike dhe Rariteteve Natyrore të Prizrenit. (Enti për Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore të Komunës së Prizrenit, është themeluar me vendimin e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, nr. 01/4434/67, të dt. 19.4.1967).
Më 10 qershor 1968, në selinë e Rezidencës së Qeveritare të LSHP-së u hap Muzeu i LSHP-së,
Aty gjendet Sektori Historik me tematikë historike te Lidhjes, ku prezantohen dokumentet e shkruara, armë të vjetra dhe pamje të figurave historike e politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ndërsa me rastin e shënimit të 100 vjetorit të LSHP-së në vitin 1978, Muzeu në ndërtesën e Medresesë (të Bajrakli Xhamisë) u pasurua edhe me:
– Sektorin e Etnologjisë,
– Sektorin e Arteve Figurative dhe
– Bibliotekën e specializuar për LSHP-në.
Në katin përdhes të Medresesë është Sektori Etnografik, me veshje karakteristike nga trojet e banuara shqiptare, dhe në katin e parë gjendet Galeria e Arteve me piktura – me tematikë kushtuar personaliteteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Më Shumë

Ish-drejtori i Inspektorateve në Prizren thotë se e çoi lëndën në Prokurori posa mori vesh për ndërtimin e dy kateve pa leje

 Ish-drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve, Islam Thaqi, ka thënë se e ka kuptuar se një ndërtim ka pasur tejkalime për dy kate vetëm atëherë...

Vajza e Maradonës sulmon avokatin, ja arsyeja

Në Argjentinë vazhdojnë sulmet e vajzave të Diego Armando Maradona ndaj avokatit të “Pibe de Oros”, Matias Morla. Këtë herë ishte “radha” e Gianinnas,...

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.K dhe SH.K të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo...

“Çabej nuk bëri krime, si Koliqi!..”

Publikohet dokumenti nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) ku ndodhet diskutimi i Enver Hoxhës i mbajtur më...

Kaq persona lejohen në një sallë dasmash

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka folur për lejimin e mbajtjes së dasmave në Kosovë nga 15 qershori. Sogojeva në Shtatë...

Në 78 vjetorin e lindjes, veshje dhe libra të Ukshin Hotit vendosen në Shtëpinë Muze

Sot shënohet 78 vjetori i lindjes së njërit ndër intelektualët dhe veprimtarët më të shquar kosovarë, Ukshin Hotit, shkruan KultPlus. Ukshin Hoti ka qenë dhe...

Cilët mërgimtarë çojnë më shumë para në Kosovë?

Për 13 vjet, Kosova ka pranuar afër nëntë miliardë euro remitenca. Këto mjete financiare që dërgojnë qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit,...

Personi që u gjet i vdekur në një motel të Prizrenit është 64-vjeçar, ishte shoqëruar nga një vajzë

Personi që u gjet i vdekur në një motel të Prizrenit është 64-vjeçar, ishte shoqëruar nga një vajzë Viktima është i gjinisë mashkullore, i lindur...

Arrestohet prokurori i Sarandës, një oficer i policisë gjyqësore, arbitri dhe zyrtari i klubit ‘Përmeti’

Një hetim me rëndësi i zhvilluar nga SPAK ka çuar në pranga prokurorin e Sarandës, Sali Hasa për veprën penale të korrupsionit, por jo...

Zyrtare: Fiorentina shkarkon Gennaro Gattuson ende pa filluar

Fiorentina ka njoftuar se Gennaro Gattuso nuk do të jetë trajner në Artemio Franchi për sezonin e ardhshëm. Ish trajneri i Napolit dhe Milanit u...

Arrestohen dy person të kërkuar në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Ata kanë qenë të kërkuar nga organet e drejtësisë, transmeton “PrizrenPress”. ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR • Rr. Kaqaniku, Prizren 16.06.2021...

Donnarumman e pret një kontratë luksoze te PSG, të enjten u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore

Gianluigi Donnarumma pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Paris Saint-Germaini para se ta nënshkruajë kontratën luksoze pesëvjeçare. Portieri italian është lojtar i lirë, duke qenë...

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 4 pacientë me Covid-19

65 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.   Bazuar nga raportimet që kanë...

Kurti: I bëra katër propozime në takimin me Vuçiqin, njëri ndër ta Këshilli Nacional për serbët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se në takimin në Bruksel me delegacionin nga Serbia dhe përfaqësuesit e lartë të BE-së, i ka...

SBASHK dërgon 452 punëtorë të arsimit për pushime në bregdetin shqiptar

Sindikata e Bashkuar, Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se po vazhdon me traditën e organizimit të pushimit në bregdetin shqiptar për një numër...

Malishevasi rrah policin, arrestohet pas disa ditësh në arrati

Para dy ditësh është arrestuar një person në Malishevë. Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se i dyshuari në fjalë para disa ditës kishte...

Lajmet e Fundit