17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Ronaldinho flet për herë të parë që kur u lirua nga burgu: Nuk e kam imagjinuar këtë

Legjenda e Brazilit, Ronaldinho ka folur për herë të parë që nga lirimi i tij nga burgu, i cili muaj më parë ishte përballuar me një akuzë të rëndë.

Ish sulmuesi i Barcelonës dhe vëllau i tij u arrestua nga policia, për shkak të përpjekjeve të tyre për të hyrë në Paraguai me pasaporta të falsifikuara, shkruan Reporteri.net

Nga e gjithë kjo, Ronaldinho ishte prapa grilave për një periudhë 2 mujore, ku më pas u lriua për ta vazhduar dënimin në arrest shtëpiak.

Ndërkaq, braziliani sot ka folur për herë të parë, pas dënimit që kishte marr muaj më parë, ku tha se nuk e imagjinon dot se si u arrestua.

“Ishte një goditje e fortë, kurrë nuk e imagjinoja që të kaloja një situatë të tillë”.

“Gjatë gjithë jetës sime kam kërkuar të arrij nivelin më të lartë profesional dhe të sjell gëzim për njerëzit me futbollin tim”, përfundoi Ronaldinho.

Më Shumë

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në...

Gjykata Themelore në Prizren mban kolegjiumin e rregullt, diskutohet efikasiteti i lëndëve

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e degëve të saj, ku në fokus ishte rritja e efikasitetit...

Lajmet e Fundit