22.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Ronaldo nuk luan kundër Real Madridit

Juventus është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në turneun parasezonal që zhvillohet atje.

Juventus në Amerikë do të marrë pjesë në “International Champions Cup” dhe do të ndeshen me All Stars të ligës amerikane, MLS.

Përforcimi më i madh i kësaj vere i ardhur te kampi juventin, Cristiano Ronaldo nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të pushimeve të cilat ende nuk i ka përfunduar.

Nuk është vetëm Ronaldo ai i cili nuk ka udhëtuar për në Amerikë, pasi për këtë turne nuk kanë udhëtuar as disa prej yjeve tjerë të ekipit si: Higuain, Dybala, Cuadrado, Mandzukic, Douglas Costa e Pjaca, të cilët po ashtu gjenden në pushime.

Në këtë turne Juventusi do të ndeshet edhe me Real Madridin, të shtunën më 4 gusht, ku nuk do të ketë një përballje të Ronaldos me ish-klubin e tij.

Më Shumë

Prizreni hap dyert për bashkatdhetarët – parkim falas në oborret e shkollave

Komuna e Prizrenit ka vendosur që t’u urojë mirëseardhjen bashkatdhetarëve me një gjest simbolik, por të rëndësishëm: ofrimin e hapësirave falas për parkim në...

Nis renovimi i plotë i shkollës “Mati Logoreci” në Prizren

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka nisur zbatimin e projektit për renovimin e plotë të objektit të Shkollës Fillore dhe të...

Lajmet e Fundit