4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ronaldo pas spekulimeve për të ardhmen e tij – vjen reagimi i superyllit të Juventusit

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas thashethemeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij gjatë këtij afati kalimtar.

Superylli i Juventusit ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në verën e vitit 2022, por ai është lidhur vazhdimisht me një largim, ndërsa fillimisht Paris Saint-Germaini dhe së fundmi Real Madridi, janë përmendur si destinacione potenciale.

PSG nënshkroi me Lionel Messin që mbeti lojtar i lirë pas largimit nga Barcelona, kurse Los Blancos u detyruan ta mohonin rikthimin e 36-vjeçarit dhe tash ka ardhur reagimi i futbollistit.

“Të gjithë që më njohin e dinë se sa i përqendruar jam në punën time. Më pak fjalë dhe më shumë vepra, kjo ka qenë motoja ime udhëheqëse prej nga fillimi i karrierës. Megjithatë, duke marrë në konsideratë krejt atë çfarë është thënë dhe është shkruar së fundmi, duhet ta sqaroj pozitën time”.

“Më shumë sesa mosrespektimi për mua si njeri dhe lojtar, mënyra joserioze e mbulimit në media të të ardhmes time, është mosrespektuese ndaj të gjitha klubeve të përfshira në këto thashetheme, si dhe ndaj lojtarëve dhe stafit të tyre”.

“Historia ime te Real Madridi tashmë është shkruar. Është regjistruar. Në fjalë dhe në numra, në trofe në tituj, në rekorde dhe në kryetituj. Është në Muzeun e Stadiumit Bernabeu dhe është po ashtu në mendjet e të gjithë tifozëve të klubit”.

“Dhe përtej asaj që kam arritur, mbaj mend se në ato nëntë vite kisha një marrëdhënie me dashuri dhe respekt të thellë për ‘merengue afición’, një dashuri dhe respekt që e ruaj deri më sot dhe që do ta çmoj gjithmonë. Unë e di se tifozët e vërtetë të Real Madridit do të vazhdojnë të më kenë në zemrat e tyre, dhe unë do t’i kem ata në timen”.

“Përveç episodit më të fundit në Spanjë, ka pasur lajme dhe artikuj të shpeshtë që më lidhnin me një numër të klubeve në liga të ndryshme, ndërsa askush nuk ka tentuar për ta gjetur të vërtetën”.

“Po thyej heshtjen time për të thënë se nuk mund t’i lë njerëzit të vazhdojnë të luajnë me emrin tim. Qëndroj i fokusuar në karrierën time dhe në punën time, i përkushtuar dhe i përgatitur për të gjitha sfidat me të cilat duhet të përballem. Të tjerat? Gjithçka tjetër është vetëm fjalë”, ka shkruar Ronaldo në postimin e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Më Shumë

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit